Llokman Limani1

E informojmë opinionin se Drejtori Gjeneral Egzekutiv i Shoqërisë Aksionare Ekonomia e Ujërave e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në pronë shtetërore, Shkup me pjesë të mjeteve personale dhe me ndihmën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në vlerë prej 100 milion denarë mjete të dedikuara dhe të pakthyeshme, i pagoi rrogat e ngecura të punësuarve në fund të javës së kaluar dhe në fillim të kësaj jave.

Në kushte të krizës energjetike kur çmimi i rrymës është rritur shumëfish, ndërsa shpenzimet për mirëmbajtje janë të pakrahasueshme me vitet e kaluara, stacionet e pompave për ujitje nuk u ndalën duke punuar dhe sezoni për ujitje mbaroi me sukses.

Për shkak të mbrojtjes dhe sigurisë së sezonit të suksesshëm të bujqëve, të cilët e shfrytëzojnë ujin për ujitje si mjet elementar në sigurimin e prodhimeve kualitative, çmimi i shërbimeve të ujit nuk u zmadhua edhe përskaj rritjes së shpenzimeve të shumëfishta në mirëmbajtjen e hidro sistemeve.  

“Dua të shprehi falenderimet e veçanta deri te të gjithë të punësuarit në Shoqërinë Aksionare Ekonomia e Ujërave e Republikës së Maqedonisë së Veriut për durimin dhe mirëkuptimin të cilin e kishin në këto momente të vështira për ata si të punësuar dhe për ne si udhëheqës të shoqërisë.

Të punësuarit, të vetëdijshëm për krizën e cila egziston, si dhe për rëndësinë e procesit të ujitjes, në asnjë moment nuk e ndërprenë furnizimin me ujë, për çka dhe jam në veçanti falenderues”, theksoi drejtori Llokman Limani.

Udhëheqësia e SHA”Ekonomia e Ujërave e RMV” – Shkup është duke punuar  në përpilimin e projekteve për vitin 2023, me qëllim për më shumë qëndrueshmëri dhe stabilitet financiar të shoqërisë.