0 02 05 DirektorTë nderuar të punësuar, shfrytëzues të shërbimeve tona dhe të dashur miq,

Më 17 janar 2022 erdha në krye të SHA"Ekonomia e Ujërave e RMV" - Shkup. Vit i cili ishte i vështirë për të gjithë ne si individë dhe si shtet. Kur vjen në krye të një institucioni, përveç që është privilegj, është edhe më shumë sfidë të zgjidhen problemet me të cilat ballafaqohemi çdo ditë. Ne, pjesë të problemeve i përballuam me sukses dhe jemi në rrugë për t'i zgjedhur edhe tjerat.

Në kushte të krizës financiare dhe energjetike, me rritje jashtzakonisht të madhe të shpenzimeve për punë dhe mirëmbajtje, me krenari mund të them se për SHA Ekonomia e Ujërave, 2022-ta ishte viti i punës shumë të suksesshme. Vit, në të cilin në kohë ishin të ujitur më shumë se 18 000 hektarë sipërfaqe bujqësore, që është numër rekord dhe për ne numër i kënaqur duke u krahasuar me vitet e kaluara, sidomos me vitin 2021, i cili ishte vit i thatë dhe bujqit kishin nevojë për rritje të ujitjes.

E gjithë kjo na jep të drejtën që me optimizëm të hyjmë në vitin 2023 dhe të presim se ky numër do të jetë edhe më i madh, ndërsa viti do të jetë më i suksesshëm për të gjithë ne të SHA"Ekonomia e Ujërave e RMV" - Shkup.

Me besim në punën tonë dhe përkushtimit të detyrave që na janë besuar, ne presim që viti 2023 të jetë viti i projekteve, investimeve dhe prosperitetit të ndërmarrjes sonë.

Andaj ky urim i imi le të jetë fillim i suksesit, lumturisë, begatisë dhe me plot shëndet dhe unitetit në 2023.

Gëzuar Vitin e Ri 2023!

Me respekt,
Llokman Limani
Drejtor Gjeneral Egzekutiv