sostanok

Me ftesë të disa kompanive në Ankara, Istanbull dhe Edrene, në temë: - Investime të Turqisë në "Ekonominë e Ujërave", Drejtori Gjeneral Ekzekutiv Llokman Limani ishte në një vizitë disaditore në Turqi.
Drejtori kishte nderin të takohet me Mehmet Halil Köprülü, pronar i kompanisë Voltaenerji në Ankara.
Voltaenerji është gjigantë në investimet e brendshme dhe atyre të huaja, kompani që është e fokusuar në më shumë sfera në sistemet për energji solare, ndërsa ata janë: projekte dhe shërbime inxhinierike, shërbime konsunlece, aplikime për çati, ujitje bujqësore, instalime dhe mirëmbajtje etj.
Në takimin u bisedua për më shumë tema ndër të cilat shfrytëzimi efikas i ujit, planifikim dhe menaxhim me ujitjen, përmisim dhe modernizim të sistemeve për ujitje me qëllim mirëmbajtjen ekologjike të projekteve në ujitje, ndërsa më kryesore ndërsa më e rëndësishmja nga të gjitha janë shkëmbimi i informatave dhe përvojave dhe u vendosen themele për bashkpunimin e mëtutjeshëm.