Në periudhën nga 10-21.07.2023 erdhi deri te bllokimi i madh i kanalit Kryesorë "Zdunjë - Pirok", në lagjen Maleardi, zonë e qytetit të Komunës së Gostivarit, që kanali është hapur dhe i mbuluar me plaka betonike.

Bllokimi ishte shkaktuar nga ana e njerëzve që jetojnë në atë pjesë , që e kan ndotur me lloj lloj mbeturinë të fortë. Pothuajse tërë javën ekim i të punësuarve nga Dega me të gjitha mjetet e disponueshme mundoheshin ta lokalizojnë vendin e bllokimit, me çka ishin të detyruar të nxjerin pllakat betonike. Para lëshimit, në ndihmë erdhën bujqit - ujëshfrytëzuesit, që ndihmuan edhe materialisht dhe me përpjekje personale.

Kanali në pjesë të madhe është çbllokuar dhe është lëshuar uji në nyjen Kryesore me kapacitet total deri më 40%, përshkak kujdesit mos vije përsëri deri te bllokimi.

Pas intervenimit disa ditorë, pllakat betonike janë kthyer në qendjen fillestare, por një pjesë ende do të jetë e hapur përderisa nuk zgjedhet tërësisht bllokimi.

-Mbulimi i brazdës me pllakë betonike, përshkak nevojës së zgjerimit të rrugës, për trafik të lirë në atë pjesë.

-Hapje mekanike dhe pastrim të brazdës e dedikuar për ujitje të sipërfaqeve bujqësore në fushën e fshatit Çajlë, në dalje nga Gostivari.

-Pastrim mekanik të kanalit Kryesorë "Zdunjë - Pirok", që kalon përmes zonës së qytetit dhe ku çdoher ndotet.

-Nxjerje dhe pastrim të tubit të bllokuar dhe përsëri kthim në gjendjen fillestare, në lagjen Maleardi.

-Inspektim i rregullt në terren mbikqyrje nga ana e Inspektoratit shtetërorë për mjedis jetësor.

-Lokalizimi - Nyje për SHM Fusha e Banjicës, në fshatin Vërtok dhe ndërhyrje në kanalin Kryesorë"Zdunjë - Pirok", në fshatin Zdunjë.

-Pastrim mekanik dhe hapja e brazdës në fushën e fshatit Tumçevishtë.