Drejtori gjeneral ekzekutiv i Shoqërisë aksionare Ekonomia e Ujërave e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në pronësi shtetërore Shkup e vizitoi Komunën e Haraçinës dhe shprehi gadishmëri të plotë dhe iu bashkangjit iniciativës së Kryetarit të Komunës së Haraçinës z.Ridvan Ibraimi për pastrimin e kanalit të hapur rrethues për ujitje në territorin e Komunës së Haraçinës.
"Ish profesori im i arkitekturës dhe drejtor ekzekiutiv i Ekonomisë së Ujërave, z.Llokman Limani, sot na nderoi me prezencën e tij në komunën tonë. Zotri Limani me institucionin të cilin e udhëheq, shprehu gadishmërë dhe iu bashkangjit iniciativës së Kryetarit të Komunës së Haraçinës z. Ridvan Ibraimi për pastrimin e kanalit të hapur në territorin e lagjes Haraçinë. Unë personalisht jam falenderues për përkushtimin e treguar për përmirësimin e kushteve tona ", ka shkruajtur Udhëheqësi i Sektorit të urbanizmit në Komunën e Haraçinës, z. Fidai Beluli.
Në periudhën prej 12.02.2022 deri më 21.02.2022, për shtatë ditë pune janë pastruar më shumë se 1100 metra nga kanali rrethues për ujitje në Komunën e Haraçinës. Kanali ishte i tejmbushur me vegjetacion dhe mbeturina të hedhura nga qytetarë të pandërgjegjshëm, ndërsa pastroheshte mekanikisht me eskavator Sunward. Materiali grumbullues dhe mbeturinat nxireshin nga kanali me kamion. Me këtë pastrim do të sigurohet rrjethshmëri normale të ujit në kanalin për ujitje.