Llokman Limani

Shoqëria Aksionare "Ekonomia e Ujërave e Republikës së Maqedonisë së Veriut", në pronësi shtetërore , Shkup ka Drejtor të ri Gjeneral. Zotri Llokman Limani ka lindur në Shkup dhe ka përvojë të pasur arsimore dhe punë profesionale. Në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës në Prishtinë është paisur me diplomë Inxhinier i Diplomuar i Arkitekturës, ndërsa në vitin 2013 në Universitetin Ndërkombëtar në Strugë, në Fakultetin e Shkencave Ekonomike mer titullin Magjistër i Shkencave Ekonomike. Në përvojën e tij profesionale ka punuar dizajn i mbrendshëm dhe grafikë në Shkup dhe në Prishtinë, si projektues dhe realizues. Në periudhën prej vitit 2006 deri më 2018 ka punuar edhe si profesor i ndërtimtarisë dhe arkitekturës në SHMGJN "Zdravko Cvetkovski" në Shkup. Një vit ka qenë viziting profesor në Fakultetin për Arkitekturë pranë Universitetit FON. Në nëntor të vitit 2018 është zgjedhur Drejtor në Inspektoratin Shtetërorë për Ndërtimtari dhe Urbanizëm dhe funkcionin e ka kryer deri më tetor të vitit 2020. Në janar të vitit 2022 është zgjedhur Drejtor Gjeneral Ekzekutiv i SHA"Ekonomia e Ujërave të RMV" - Shkup.