Në Degën Bregallnicë - Koçan në periudhen prej 07.02.2022 deri më 21.02.2022 janë kryer këta aktivitete në teren:
Pastrimi i vegjetacionit dhe drunjve në pjesën e kanalit betonik KG-3, edhe atë në pjesën nga f. Pribaçevë përmes f. Grdovcë dhe i njejti pastroeshte manualisht me mjete pune. Kanali pastroeshte edhe nga grumbullimi i dheut i cili në disa vende arinte edhe mbi 30 cm. Me pastrimin e vegjetacionit të madh, zbulohen vendet ku është dëmtuar kanali dhe në periudhën e ardhëshme do të vijojë sanimi i atyre vendeve.

Në OK Trkanje, manualisht priteshin vegjetacionet nga ana e majtë dhe e djathtë të kanalit GK-7 dhe u pastruan 2780m.

12

Punoheshte edhe në pastrimin, zgjerimin dhe drejtimin e lumit të Koçanit me prerjen e vegjetacionit nga shtrati i lumit me gjatësi 4000 metër me makinë SUNWARD edhe në OK Orizare janë pastruar 1800 metër me makinë SUNWARD.

Me këtë pastrim do të sigurohet rrjedhshmëri normale të ujit.

34