MantovoPas kryerjeve të analizave mikrobiologjike: Uji në akumulluesin Mantovë përgjigjet për qëllimin e tij - mundet të shfrytëzohet për ujitje dhe si ujë teknologjik për nevojat e minierës Buçim.

Pas shpekulimeve të paraqitura në opinion dhe në mes shfrytëzuesve tanë të ujit në regjionin e degës Fusha e Radovishit nga Radovishi se uji në akumulluesin "Mantovë" është e ndotur dhe nuk është e mirë për ujitje, pas kryerjes së kontrollëes inspektuese u vërtetua se uji në akumulluesin Mantovë përgjigjet në arsyet e saj - mundet të shfrytëzohet për ujitje edhe si ujë teknologjik për nevojat të minierës Buçim.

Në raportin nga instituti hidrobiologjik Ohër, për analizat e kryera mikrobiologjike dhe analizave fizike-kimike të ujit nga diga Mantovë është theksuar se:
"Me kërkesë të SHA"Ekonomia e Ujërave e RMV" - Shkup(nr.08-149/2 nga 28.01.2022), më ditën 10.02.2022 është kolekcionuar uji nga akumulluesi nga dy vende matse edhe atë:
- uji sipërfaqësor nga 0,5 metër dhe
- uji i thellë - nga 15 metër thellësi


Analizat e kryera mikrobiologjike dhe fizike - kimike janë në përputhshmëri me Dekretin për kategorizimin e ujërave rrjedhore, liqenët, akumullimet dhe ujërat nëntokësore dhe Dekreti për klasifikimin e ujërave (Gazeta zyrtare e RMV nr.18/99). Direktivat Europjane për ujërat sipërfaësor, si dhe sipas metodave shkencore të pranuara botërore dhe standarde.
Analizat mikrobiologjike kapën parametra nga aspekti sanitare dhe ekologjike, kjo është indicje për ndotjen e fekaleve dhe indicje për ndotje organike, numri i përgjithsëm i bakterjeve koliforme, Eschericha colli, citokokale dhe heterotrofike bakterjet psikofile
- numri i kolonive në 22°C."
"Rezultatet e fituara nga analizat mikrobiologjike dhe Fiziko - Kimike të ujit (sipërfaqësor dhe thellësi) nga akumulluesi Mantovë tregojnë në atë se uji i përgjigjet nevojës së saj, domethënë se mundet të shfrytëzohet për ujitje si dhe si ujë teknologjik për nevojat e minierës Buçim. Furnizimi i mirë me oksigjen në të dyjat mostra të ujit dhe relativisht numër i vogël i bakterjeve studjuese, tregojnë në atë se uji është i sigurt për botën e gjallë."