Sostanok 2Drejtori Gjeneral Ekzekutiv i SHA "Ekonomia e Ujërave e RMV" - Shkup, z. Llokman Limani realizoi takim pune me përfaqësuesin e kompanisë SIGA nga Izraeli.
"Sot kisha nderin të takohem me z. Amir Kandell, përfaqësues i kompanisë SIGA nga Izraeli."
NJË ZGJIDHJE PËR ÇDO INDUSTRI është motoja e SIGA-s.
SIGA siguron inspektim të dorës së parë për burimin e energjisë elektrike, naftës dhe gazit, uji, prodhimit industrial, sistemet me menaxhimin e ndërtesave dhe shumë më tepër se kaq.
Jetike për operatorët të infrastrukturës kritike është siguria e transparencës përmes paisjes dhe statuti i procesit. Të dhënat e sakta nga senzori në kohë reale e zvoglojnë nevojën për intervenimin njerëzor. "Biseduam për idetë, sfidat dhe problemet që përballet SHA"Ekonomia e Ujërave e RMV" dhe u dakorduam se #INOVACIONI #INVESTIMI dhe #MODERNIZIMI është rruga e vetme ku duhet të lëvizim, duke marrë shembull në zgjedhjen e problemeve të vendeve europjane, SHBA-së dhe pjesëve tjera të botës", shkruajti Drejtori Gjeneral Ekzekutiv i SHA "Ekonomia e Ujërave e RMV"- Shkup z. Llokman Limani.