ISRSM1 NASLOVNA

Drejtori Gjeneral Ekzekutiv i SHA "Ekonomia e Ujërave e RMV", z. Llokman Limani dhe Drejtori i ISRMV, m-r Xhevat Kirca, më 31.03.2022 nënshkruajtën aplikim për anëtarësim në Institutin për Sdandardizimin i Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Nevoja për ujin si pjesë përbërse e jetës dhe shëndetit të njerëzve si dhe nevoja në bujqësi, janë prioritetet kryesore të ndërmarjeve tona ku aktiviteti kryesorë është përdorimi, mirëmbajtja dhe menaxhimi i sistemeve për ujitje dhe kullim në përgjithsi, furnizimi me ujë për ujitje, furnizimi me ujë për konzumim nga ana e njeriut, ujë për pije dhe nevojave tjera, furnizimi me ujë për nevoja industriale dhe teknologjike, duke përfshirë edhe prodhimin e energjisë elektrike, rregullimin e shtretërve të lumenjve, kullimin e tokës dhe kullimi i ujit të shkarkuar.
Duke u bërë anëtarë i Institutit për Sdandardizim i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Shoqëria Aksionare Ekonomia e Ujërave e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në pronësi shtetërore, Shkup, jep kontributin e saj dhe angazhimin për kualitet dhe mjedis jetësor të shëndetshëm dhe standardizimin si synim tonë, por ehde angazhimin për përfshirjen në punë të ISRMV TK 9-Menaxhim me kualitet, mjedisit jetësorë dhe riziqet TK 17 - Kualitet të ujit dhe ajrit.