Në periudhën nga 28.03.2022 deri më 01.04.2022 SHA"Ekonomia e Ujërave e RMV" - Dega Sveti Nikollë vazhdoi me mirëmbajtjen dhe përgaditjen e infrastrukturës për ujitje për sezonin e ardhëshëm. Në periudhën e kaluar u punua manualisht dhe mekanikisht në pastrimin nga rrënojat dhe vegjetacioni të kanaleve tokësore për ujitje  të fushat të planifikuara për mbjellje me kulturën e orizit. Mekanikisht është pastruar rrjeti i kanalit tokësor për ujitje me gjatësi prej 1000 metër, ndërsa manualisht reth 800 metër. Njëkohësisht në Degën Sveti Nikollë punohet edhe në sanimin e defektit të HMO nga viti i kaluar. Në këtë periudhë janë ndëruar 2 ACC gypa me diametër prej F250 në atarin e fshatit Crnilishtë dhe 3 ACC gypa me diametërprej F250 në atarin e fshatit Mustafino njëkohësisht në atarin e fshatit  Mustafino janë servisuar 2 valvula, ndërsa në 6 valvula punohet në vijim.