Në periudhën nga 01.04.2022 deri më 11.04.2022 SHA Ekonomia e Ujërave e RMV Dega Sveti Nikollë vazhdoi me mirëmbatjen e regullt dhe përgaditjen e infrastrukturës për ujitje për sezonin e ardhëshëm për ujitje. Në periudhën e kaluar u punua në pastrimin manual dhe mekanik të kanaleve tokësore për ujitje nga rrënojat dhe vegjetacionet në fushat të planifikuara për mbjelljen e kulturës së orizit. Mekanikisht u pastrua rrjeti i kanalit tokësor për ujitje me gjatësi prej 5200 metër, ndërsa manualisht rreth 1000 metër.
Njëkohësisht në Degën Sveti Nikollë punohet edhe në sanimin e defektit të HMO nga viti i kaluar. Në këtë periudhë janë ndëruar 2 ACC tubacione me diametër prej F250 në atarin e fshatit Crnilishtë njejtë edhe në atarin e fshatit Mustafino janë servisuar 3 valvula, në atarin e fshatit Crnilishtë 2 valvula dhe 1 valvulë në atarin e fshatit Krupishtë.