Në periudhën prej 11.04.2022 deri më 21.04.2022 "SHA ekonomia e Ujërave e RMV" - Dega Sveti Nikollë vazhdoi me mirëmbatjen e regullt dhe përgaditjen e infrastrukturës për ujitje për sezonin e ardhëshëm për ujitje. Në periudhën e kaluar u punua në pastrimin manual dhe mekanik nga rrënojat dhe vegjetacionet të kanaleve tokësore për ujitje në fushat e planifikuara për mbjelljen e kulturës së orizit. Mekanikisht është pastruar rrjet i kanalit tokësor me gjatësi prej 10100 metër, ndërsa manualisht reth 1100 metër. Njëkohësisht në Degën Sveti Nikollë punohet edhe në sanimin e defekteve të HMO nga viti i kaluar. Në këtë periudhë janë ndëruar 3 ACC gypa me diametër prej F250 në atarin e fshatit Mustafino dhe 2 ACC gypa me diametër prej F350 në atarine fshatit Erxhelija gjithashtu punohet edhe në sanimin e grillave të lëshimeve kryesore nga kanali magjistral i djathtë.