Në periudhën prej 21.04.2022 deri më 17.05.2022 në teritorin ku vepron SHA Ekonomija e Ujërave e RMV Dega Sveti Nikoll vazhdoi me mirëmbajtjen e rregullt dhe përgaditjen e infrastrukturës për ujitje për sezonin e ardhshëm. Në periudhën e kaluar në fushat që janë të parapame për mbjelljen e kulturës së orizit u punua me eskavator me çka kryeshte pastrimi mekanik nga rrënojat dhe vegjetacionit të kanaleve tokësore për ujitje dhe u kry përpunimi i kapjeve tokësore me çka kapet uji për ujitje nga lumi Zlletovska. Mekanikisht u pastrua rrjeti i kanalit tokësor për ujitje me gjatësi prej 2500 metër dhe u përfshinë 4 bente tokësore. Njëkohësisht në Degën Sveti Nikoll punohet edhe në sanimin e defekteve nga HMO nga viti i kaluar. Në këtë periudhë janë ndëruar 3 gypa ACC me diametër prej F250 dhe F300, 2 mufa 250C dhe 350Cnë fushën e fshatit Crnilishtë, një PGS 150C, një pjesë nyje SP 125/1000, 7ACC gypa me diametër prej F150 dhe F450, një zhibo nyje F450V dhe muf 150C në fushën e fshatit Mustafino dhe në fushën e fshatit Vrsakovë u ndërua një valvulë 150C dhe një kokë hidrite. Njejtë punohet edhe në prizat kryesore në kanalin e djathtë kryesorë në gjatësi prej 37 metër ku 22 metër kanal me profil të drejtë dhe 15 metër kanal me profil trapezoid.
Më 06.05.2022 me përfshirjen e ujërave rrjedhëse nga lumi Zlletovska filloi me ujitjen e kulturës së orizit në fushën e fshatrave Zhigancë dhe Ullarcë ndërsa uji në kanalin e djathtë magjistral nga hidrosistemi Bregallnicë u lëshua më 09.05.2022 dhe filloi me ujitjen e pjesëve të tjera të fushës të parapara për mjelljen e kulturave të orizit.