Drejtori Gjeneral Ekzekutiv Llokman Limani me ftesë të kompanive sllovene Scotta Turboinštiut dhe Kolektor Sisteh morëm pjesë në vizitë pune në Republikën e Sllovenisë.
Në takimet u realizua bashkpunim i përbashkët dhe përkrahje e ndërsjelltë e cila tani më i jep rezultatet e para deklaroi Drejtori Gjeneral Ekzekutiv Llokman Limani.
Ai në vijim shtoi se: "Përfaqësuesit nga Scotta Turboinštiut, Bostijan Žerovnik, Matej Zalubersek dhe Bogdan Jancar na treguan se janë të interesuar për bashkpunim të ndërsjelltë dhe produktiv. Scotta Turboinštiut është kompani pa konkurencë dhe e dëshmuar në njohuritë e zhvillimit të hidroenergjisë, optimizmin e pompave, inxhinjerinë pajisjes së vogël hidroenergjetike.
Në takimin me drejtorin e Hidro Boshava në Ljubljanë -Klement Jareb u konfirmua bashkpunimi i përbashkët dhe u arrit marrëveshja për vazhdimin e bashkëpunimit të deritanishëm me SHA "Ekonomia e Ujërave e RMV" - Shkup.
Bashkë me Jasmin Kukavica -menaxher për shitjen e ujit për tregti strategjike në Kolektor Sisteh dhe Marko Germ - udhëheqës i teknologjisë për ujë ishim në vizitë të stacionarit për pastrim në Kranj - Slloveni ku u prezentuan përkrahja teknike më bashkëkohore dhe mirëmbajtja e pajisjeve dhe sistemeve.