Përshkrim i shkurtër i veprimtarisë së S.H.M të SH.A Ekonomija e ujërave e RM-së –Shkup, dega e Pologut - Gostivar.
Zona e veprimtarisë është zonë gjeografike e cila përfshin sipërfaqe dhe konsumatorë në zonat e komunave Gostivar dhe Vrapçishte, si dhe sipërfaqe të tokave bujqësore në zonat e komunave Tetovë, Bërvenicë, Zhelinë, Tearcë dhe Jagunovce.
Aktiviteti bazë i Degës të Pologut - Gostivar, është ujitja e sipërfaqeve bujqësore, kurse aktivitetet plotësuese janë: Menaxhimi me shtretërit e lumenjve, kontrolli i nxjerrjes së rërës dhe zhavorrit nga lumi, ndjekja e rrëshqitjeve të tokës etj.
Ujitja në Degën e Pologut - Gostivar është organizuar nëpërmjet Kanaleve:
-,, Zdunje – Pirok " portë kufizuese uji nga lumi Vardar me kapacitet 4,l/sek. dhe me një gjatësi të kanalit prej 15 km,
-,, Radiovce-Bistricë"me portë kufizuese uji nga lumi Vardar me kapacitet 7,8/sek. dhe me një gjatësi të kanalit prej 25 km dhe
- të ashtuquajturit ,, Sisteme të vjetra", që përdorin ujë për ujitje nga masivi malor i Sharrit.
Akumulimi në fsh. Vratnicë, komuna Jegunovce, që përdoret për ujitjen e tokave bujqësore nga të cilat pjesa më e madhe janë me plantacione vreshtash, dhe
Akumulim i vogël në Malin e Sharrit në fsh. Gorjane, komuna Vrapçishte, që përdoret për ujitjen e tokave bujqësore në fshatin Gradec.

 polog1 fit 316x249

Porta kufizuese e lumit Vardar në fsh.Zdunje- Gostivar, me kapacitet prej nga 4,1 m3/s.tip:tirol;

 polog2 fit 187x249

Pjesë nga Kanali Magjistral,, Zdunje - Pirok", gjatësia e të cilit është 14,860 km.

 polog3 fit 319x250

Portat kufizuese në lumin Vardar në fshatin Radiovce – Bërvenicë, me kapacitet prej 7.8 m3/c, me digë betoni në lumin Vardar.

 polog4 fit 185x249

Akumulimi ,, Liqeni i Vratnicës" në fsh. Vratnicë – komuna Jegunovce që përdoret për ujitjen e vreshtave, dhe kryesisht përdoret për sport dhe rekreacion, veçanarisht për peshkim , me kapacitet prej 410 000 m3 ujë.

 polog5 fit 187x249

Mini akumulim ,, Lovka" fshati Gorjane – Vrapçishte, për ujitjen e tokave bujqësore në zonën e fshatit Gradec, me kapacitet prej 113 592 m3 ujë.

Akumulimi ka dy diga të vogla

  fit 333x250

Kanal i mesëm Plinara Vrapçishte