Nëndega Drini i Zi- Ohër vazhdon me mirëmbajtjen, pastrimin dhe riparimin e rregullt të rrjetit të kanaleve vaditëse (të hapur dhe të mbyllur), me qëllim furnizimin në kohë dhe të pandërprerë me ujë të tokave bujqësore për vitin e ardhshëm 2024.
Kërçovë
Ujëmbledhësi kryesor i lumit Treska, në fsh. Drugovë, pishina tek rrjetat për hyrjen në tubacion.
Pishina u pastrua me dorë nga sedimentet e grumbulluara, bimësia dhe mbeturinat. Kështu gjatë sezonit të ujitjes uji do të ketë rrjedhje të lirë dhe do të rregullohet më lehtë.
Fsh. Kosel
Pastrimi me dorë i kanalit Ërvenik(pusi) deri në Kapinë, dhe kanali për tek Mana e Zezë, si dhe pastrimi dhe largimi i sedimenteve dhe mbeturinave nga të gjitha kalimet përgjatë kanalit.