SHA Ekonomia e Ujërave të Republikës së Maqedonisë së Veriut

No event in the calendar
H Ma Mer E P Sh D
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30

Përshkrim i shkurtër i veprimtarisë së hidrosistemit të SH.A. Ekonomia e ujërave - Dega “Vardari Jugor – Gjevgjeli”
Zona e veprimit është zonë gjeografike që përfshin sipërfaqe dhe konsumatorë nga komunat: Gjevgjeli, Bogdanci dhe Vallandovë. Veprimtaria themelore e kwsaj dege është ujitja, dhe e njëjta kryhet në pajtueshmëri me planin vjetor për mirëmbajtje dhe eksploatim të sistemeve hidromeliorative.

Ujitja e degws sw Vardarit Jugor - Gjevgjeli është e organizuar nëpërmjet sistemeve hidromeliorative dhe ajo:
1. S.H.M “Konska reka”
2. S.H.M Paljurci
3. S.H.M Vallandovë

Uji për ujitje sigurohet nga më shumë burime:
- rrjedhat ujore natyrore: Konska reka
- me ujërat nga lumi Vardar (me pompim)
- akumulimi: Paljurci.

S.H.M Fusha e Gjevgjelisë
Ky S.H.M është i parashikuar që uji për ujitje të sigurohet nga më shumë burime:
- rrjedhat ujore me portë kufizuese tiroli, dhe pastaj nëpërmjet kanaleve të hapura dhe atyre tokësore dërgohet deri në sipërfaqet për ujitje.
- me ujërat nga lumi Vardar (me pompim).
- akumulimet e vogla: Bogorodica, Toplik, Toplik Dos.
Për momentin ujitja kryhet vetëm nëpërmjet S.H.M Konska reka 1 të ndërtuar në vitin 1958 me kapjen e ujit nga Konska reka nëpërmjet ndërhyrjes së devijimit Sifullajka dhe me anë të rrugës gravitacionale derdhet në kanalin për furnizim me ujë dhe prej këtu në kanalin kryesor me kapacitet prej 330 l/sek.

 gevgelija1 fit 326x250

S.H.M Paljurci
Në kuadër të S.H.M Paljurci janë diga Paljurci e ndërtuar në vitin 1977 me volum të përgjithshëm të akumulimit prej 3 500 000 m3 në lumin Lluda Mara dhe rrjeti nëntokësor për ujitje nga profile dhe materiale të ndryshme të tubacionit për rrjet 850 ha sipërfaqe që realisht nuk mund të ujitet. Akumulimi rezervë Çinarli nuk është më funksional që nga viti 2004.

gevgelija2 fit 333x250

Ky S.H.M ujit sipërfaqe në zonën e Bogdancit, Stojakovë dhe Gjavato

 

S.H.M Udovë - Fusha Vallandovë
Burim uji për ujitje të këtij S.H.M është lumi Vardar. Për këtë qëllim është ndërtuar pengesë(kapje) prej ku nëpërmjet kanalit të mbuluar të ujësjellësit prej 300 m, uji çohet deri në stacionin pompues Udovë. Uji nga stacioni i pompimit pompohet në kanalin kryesor prej betoni me gjatësi prej 10 km dhe kapacitet prej 2500 l/s

 gevgelija3 fit 333x250

Në kuadër të S.H.M Udovë – Fusha Vallandovë janë këto objekte:
-objekti i ndërtuar me kanal të mbuluar për furnizim prej 300м
-SP(stacioni pompues) kryesor Udovë
-kanali kryesor betoni prej 10 km
-8 stacione pompimi sekondare
-rrjeti ndarës dhe të pjesshëm prej 181 km
Në varësi të mënyrës së sjelljes së ujit S.H.M Udovë - Fusha Vallandovë është e ndarë në tre nënsisteme:

-Nënsistemi Udovë 1
-Nënsistemi Udovë 2
-Nënsistemi Fusha e Vallandovës
-Nënsistemi Arazlika
-Nënsistemi Çaparica

   

We use cookies

We use cookies on our website. Some of them are essential for the operation of the site, while others help us to improve this site and the user experience (tracking cookies). You can decide for yourself whether you want to allow cookies or not. Please note that if you reject them, you may not be able to use all the functionalities of the site.