Dega “ Fusha e Kumanovës – Likovës” - Kumanovë kryen menaxhim, përdorim, mirëmbajtje dhe kontroll të sistemeve të zonës së veprimit për shkak të furnizimit me ujë për ujitje të tokës bujqësore, furnizim me ujë të ndërmarrjeve komunale për furnizim me ujë të pijshëm dhe nevoja të tjera, furnizim me ujë për nevoja industriale dhe teknologjike, prodhim të energjisë elektrike dhe mirëmbajtje të objekteve për menaxhim me ujin për mbrojtje nga përmbytjet, rregullim të lumenjve ...
Dega menaxhon me digat Glazhnja, Otoshnicë, Kalin Kamen dhe Vllashki Kolibi. Destinimi i hidrosistemit Glazhnja-Likovë është ujitja, furnizimi me ujë të qytetit të Kumanovës dhe lagjet përreth, furnizim me ujë teknik të kapaciteteve industriale dhe prodhim të energjisë elektrike. Theksojmë se HEC Glazhna dhe HEC Likova nuk janë në funksion për shkak të dëmtimeve të shkaktuara. Gjithashtu Dega menaxhon edhe me sistem për ujitje të Likovës dhe sistemeve të vogla për ujitje Dovezence - Jaçincë - Kleçovcë dhe Shupli Kamen - Zubovcë. Sistemi Shupli Kamen - Zubovcë nuk është më në funksion.