PËRSHKRIM I SHKURTËR I INFRASTRUKTURËS DHE VEPRIMTARISË SË DEGËS “FUSHA E RADOVISHIT” - RADOVISH
Dega “Fusha e Radovishit” - Radovish menaxhon me sistemin hidro meliorativ Mantovë, që është i ndërtuar nga viti 1974 deri 1986. I lokalizuar në të dyja anët e Lumit Radovishka. Zona e veprimit përfshin më shumë vende të banuara në Komunën Radovish dhe Komunën Konçe.
Burimi kryesor i ujit është akumulimi Mantovë, i formuar në lumin Kriva Lakavica, me kapacitet prej 49 400 000 m3 ujë për ujitje të 5 467 ha. Uji përdoret për ujitje dhe për nevoja industriale.
Akumulimet e vogla “Konçe 1” me kapacitet prej 95 000 m3, “Konçe 3” me kapacitet prej 118 000 m3 dhe “Buçim” me kapacitet prej 30 000 m3, paraqesin burim plotësues të ujit për ujitje të sipërfaqeve në fushën Konçe prej 98 ha.
Sistemi i objekteve kryesore përbëhet nga diga “Mantovë” digat e vogla “Konçe 1” , “Konçe 3” “Buçim” tuneli “Vrashnica” me gjatësi prej 8,275 m, Kanali i djathtë kryesor me gjatësi prej 11,7 km, Kanali kryesor i majtë me gjatësi prej 29,7 km, Stacione pompuese “Raklish”, “Vojsllavci”, “Kallugjerica” dhe “Podaresh” rrjeti i shpërndarjes me rreth 200 km, objekte për rregullimin e përrenjve dhe mbrojtje nga erozioni.