SHA Ekonomia e Ujërave të Republikës së Maqedonisë së Veriut

No event in the calendar
H Ma Mer E P Sh D
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28

Në kuadër të takimit të punës për bashkpunim në sferën e ujërave, më 12.05.2022, Drejtori Ekzekutiv Gjeneral i SHA"Ekonomia e Ujërave e RMV" - Shkup z.Llokman Limani dhe Drejtori Gjeneral i Ekonomisë së Ujërave të Republikës së Turqisë, z.Nazmi Kağnıcıoğlu, bashkë me delegacionet e tyre e vizituan Digën Konsko.

Diga Konsko është objekti më i rëndësishëm i Sistemit Hidromeriolativ "Fusha e Gjevgjelisë" - Gjevgjeli. Me ndërtimin e digës, do të formohet akumulimi i ujit që do të shfrytëzohet për ujitjen e sipërfaqeve bujqësore të planifikuara 6.900 hektar. Diga "Konsko" është jashtzakonisht e rënësishme për ujitjen e sipërfaqeve bujqësore nga ky regjion .

Me ndërtimin e digës, do të mundësohet furnizim i rregullt i ujit kualitativ për pije, për ujitjen e sipërfaqeve bujqësore si dhe për prodhimin e energjisë elektrike. Diga "Konsko" do të sigurojë ujë për ujitjen e 7.000 hektar sipërfaqe të reja bujqësore, me çka sipërfaqet e ujitura bujqësore do të rriten për pesë herë. Viteve të kaluara ky ishte një problem i madh për bujqit dhe e riste çmimin e produkteve bujqësore. Me këtë digë do të krijohen kushte të volitshme për zhvillim të mëtejshëm të bujqësisë, rritja e prodhimit ushqimor me çmime më të ulta dhe konkuruese.

Investimi total në digën "Konsko", është milion euro, mjete të siguruara nga Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe programit për zhvillim rural, ndërsa kontraktor është kompania "Serka Taahut Inshaat - Akeli" nga Turqia me projekt menaxher, inxhinier Ebubekir Turan.

Punët ecin sipas dinamikës së paraparë dhe tashmë mbi 80 përqind e ndërtimit është mbaruar. Bëhet fjalë për projekt më të madh infastrukturor që 50 vitet e fundit nuk ka pasur në këtë regjion.