Dega e Berovës
Nga karakteristikat e tij është një nga sistemet hidromeliorative më të rëndësishme në R e Maqedonisë, në pellgun e sipërm të lumit Bregallnica për komunat Berovë dhe Pehçevë. Sipërfaqja bruto e projektuar për ujitje në S.H.M. fusha e Maleshevës, ishte 917,00 hektarë, dhe sipërfaqja e përgjithshme e ujitur arrin 510,00 hektarë.
Është realizuar në periudhën prej vitit 1969 deri në vitin 1973 dhe është vënë në funksion në fund të vitit 1974.
Nga sipërfaqja e mundshme për ujitje, mesatarisht në vit ujiten prej (30,00-50,00) hektarë.
1. Përshkrim dhe karakteristikat teknike të S.H.M fusha e Maleshevisë
Burimet e ujit në S.H.M fusha e Maleshevisë
Për momentin S.H.M fusha e Maleshevisë në përgjithësi përdor ujë nga :
1. Akumulimi Ratevo në lumin Ratevska, si burim dominant i ujit, me vëllim të përgjithshëm prej 10.500.000 m3 ujë nga i cili në mënyrë të dobishme përdoren 3.000.000 m3- për furnizim me ujë për nevojat e NPK SHËRBIMI – Berovë, për furnizimin me ujë të komunës së Berovës me shtatë zona të banuara në nivel vjetor në dispozicion janë 1.300.000 m3 ujë. Ndërsa për ujitje të sipërfaqeve të përfshira nga sistemi hidromeliorativ fusha e Maleshevisë janë në dispozicion 1.700.000 m3.
2. Lumi Ratevksa me derdhje të përgjithshme të ndryshueshme dhe të luhatshme prej (20 deri në 300) l/s. dhe sasi minimale të nevojshme për ujitje në nivel vjetor prej 1.000.000 m3 ujë, për sipërfaqet e përfshira me hidrosistemin shumë destinues fusha e Maleshevisë,
3. Lumi Bregalnica me portë kufizuese tiroli, për ujitje të sipërfaqeve nëpërmjet kanaleve tokësore trapezoide, me sasi minimale uji të nevojshme për ujitje në nivel vjetor prej 1.000.000 m3
Kompetencat , territori, mbulimi dhe hapësira e veprimit e S.H.M fusha e Maleshevisë
SH.A. Ekonomia e ujërave e Republikës së Maqedonisë në pronësi të shtetit – Dega e Berovës- Berovë është formuar për shkak të : përdorimit, mirëmbajtjes, eksploatimit dhe kontrollit të të sistemeve për ujitje në zonën e veprimit, furnizimit me ujë për ujitje, furnizimit me ujë të ndërmarrjeve komunale për ujitje dhe nevojat teknologjike, furnizimi me ujë i personave juridik dhe fizik për nevoja industriale, furnizimi me ujë për prodhimin e energjisë elektrike dhe kullimi i tokës në territorin e përkufizuar në kuadër të S.H.M fusha e Maleshevisë.
Zona e veprimit e S.H.M fusha e Maleshevisë është zonë gjeografike që i përfshin sipërfaqet dhe konsumatorët e komunave Berovë dhe Pehçevë që furnizohen me ujë nga S.H.M fusha e Maleshevisë dhe nënsistemet të tjera në territorin të përcaktuar në këtë mënyrë, që në përgjithësi dhe vetvetiu formojnë një tërësi të plotë hidroteknike dhe një sërë objektesh të ndërlidhura hidroteknike dhe menaxhuese të ujit, brenda territorit të fushës së H.M.S Maleshevës”