Sipas karakteristikave të tij është një nga sistemet hidromeliorative më të mëdha dhe më të rëndësishme në Republikën e Maqedonisë. Sipërfaqja e përgjithshme e projektuar për ujitje në S.H.M. Tikvesh ka qenë 17.760,0 hektarë, sipërfaqja e përgjithshme e mundshme e ujitur është 13.258,0 hektarë. E kryer në periudhën (1969 - 1971), dhe e lëshuar në funksion gjatë fundit të vitit 1971.
Nga sipërfaqja e mundshme për ujitje, mesatarisht në vit ujiten nga 5.000,0 - 8.000,0 hektarë, dhe si përjashtim të viteve kur për shkak të temperaturave shumë të ulëta dhe ngrirja e mbjelljeve, sipërfaqet e përgjithshme të ujitura në S.H.M Tikvesh në nivel vjetor kanë qen më të vogla dhe atë afër 5.000 hektarë.
Në përgjithësi, nga sipërfaqet përgjithshme të ujitura (75-85)% janë mbjellje të vreshtave dhe të frutave.
Përshkrim dhe karakteristika teknike të S.H.M Tikvesh
Burime të ujit në S.H.M TIKVESH
Aktualisht S.H.M “Tikvesh” në përgjithësi ujë përdor nga:
1. Akumulimi "Tikvesh", si burim dominues i ujit, me vëllim të përgjithshëm prej 475 * 106 m3 ujë
2. Akumulimi “Podles", me kapacitet të përgjithshëm prej ~ 500.000,0 m3 ujë, nga të cilat për ujitje 450.000,0 m3 ujë, për sipërfaqet e përfshira me hidrosistemin Podles
3. Lumi Boshavica me rrjedhë të përgjithshme prej 0,25 ÷ 3,5 m3/s dhe minimumi i sasive të nevojshme të ujit për ujitje në nivel vjetor prej 350,0 l/ s. ose ~3.630.000,0 m3 ujë, për sipërfaqet e përfshira me hidrosistemin e dedikuar Boshava.
4. Lumi Vardar për ujitje të sipërfaqeve nga hidrosistemet pompuese Pepelishte dhe Bistrenci-Koreshnica me sasi minimale të nevojshme të ujit për ujitje në nivel vjetor prej 4 * 106 m3.
5. Lumenjtë Doshnica dhe Boshavica për ujitjen e sipërfaqeve nga hidrosistemi Demir-Kapi, me minimumin e sasive të nevojshme të ujit për ujitje në nivel vjetor prej 8*105 m 3, dhe
6. Lumi Drenska për ujitjen e sipërfaqeve nga hidrosistemi Dren, me minimumin e sasive të nevojshme të ujit për ujitje në nivel vjetor prej 20*10 4 m 3.
Kompetenca, territori, përfshirja dhe zona e veprimit të S.H.M Tikvesh
SHA. Ekonomia e ujërave e Republikën e Maqedonisë në pronësi shtetërore - dega Tikvesh - Kavadar është e formuar për shkak të: përdorimit, mirëmbajtjes, eksploatimit dhe kontrollit të sistemeve për ujitje, furnizim me ujë për ujitje, furnizim me ujë për ndërmarrjet komunale për ujitje dhe nevoja teknologjike, furnizim me ujë të personave juridik dhe personave fizik për nevoja industriale, furnizim me ujë për prodhim të energjisë elektrike dhe ujitje ë tokës në territor të definuar në kuadër të S.H.M Tikvesh.
Zona e veprimit të S.H.M Tikvesh është zona gjeografike që i përfshin sipërfaqet dhe përdoruesit nga komunat Kavadar, Rosoman, Gradsko, Negotinë dhe Demir-Kapi që furnizohen me ujë nga S.H.M “Tikvesh” dhe nënsistemet e tjera në territor të tillë të definuar, që në tërësi dhe me vete përbëjnë një tërësi të plotë hidroteknike dhe një grup të objekteve të ndërlidhura hidroteknike dhe objekte të menaxhimit me ujin, në kuadër të territorit të veprimit të S.H.M “Tikvesh.