SHA Ekonomia e Ujërave të Republikës së Maqedonisë së Veriut

No event in the calendar
H Ma Mer E P Sh D
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31

Veprimtaria: furnizim me ujë, ujitje, siguri dhe mbrojte nga përmbytje dhe veprime të tjera të dëmshme nga ujërat.
Objekte të ujërave me të cilat menaxhon:

DIGA


Diga "Turija" gjendet në pellgun ujëmbledhës të lumit Turija 4 km në afërsi të fshatit Dobrashinci dhe 16 km në veri të Strumicës. I përket tipit të digave me gurë-balte dhe me bërthamë qendrore prej balte e përkulur pak në pjerrësi të rrjedhës së sipërme. Është e ndërtuar në periudhën nga viti 1968 - 1971, dhe e lëshuar për eksploatim në vitin 1973. Destinimi i saj është për furnizimin me ujë të qytetit të Strumicës dhe industrinë, ujitje të një pjese të fushës së Strumicës me sipërfaqe prej 10.050 hа dhe për fitimin e hidroenergjisë me përdorim me dy destinime të ujit ose në rast të shfaqjes së përmbytjes. Nga akumulimi “Turija” me vëllim prej 50.350.000 m3 mundësohet barazimi shumëvjeçar i balancit të ujërave të lumit Turija.

 strumica1 fit 424x250strumica2 fit 289x250strumica31 fit 294x250

Diga "Vodoça" gjendet në pellgun e lumit Vodoça 4,5 km në rrjedhën e sipërme të lumit Vodoça dhe 14 km në perëndim të Strumicës. Është i ndërtuar në periudhën 1962 - 1965, dhe me përdorim të ujërave për ujitje është filluar në vitin 1966.
I përket tipit të digave me gurë dhe baltë me gurë të hedhur dhe shist argjilor të dekompozuar. Është i destinuar edhe për ujitjen e një pjese të fushës së Strumicës me sipërfaqe prej 3100 ha dhe si rezervë për furnizimin me ujë të qytetit Strumicë.

 strumica4 fit 354x250strumica6 fit 201x250strumica5 fit 422x250

Diga Ilovica. Ideja për ndërtimin e digës Ilovica daton që nga vitet 1990 dhe 1991. me destinim themelor që të krijojë akumulim për furnizim me ujë të 7 lagjeve (sot 9 lagje) nga komuna Bosilovë dhe për ujitjen e 90,0 hа nga zonat e Ilovica dhe Shtuka.
Projekti kryesor është përpunuar në vitin 1992 nga Enti për menaxhim me ujë i RM-së. Me ndërtimin e digës është filluar në vitin 1994. Me disa shkëputje, diga është e përfunduar në vitin 1999. Nga i njëjti vit filloi me përdorimin e ujërave nga akumulimi Ilovica për furnizim me ujë dhe ujitje të sipërfaqeve bujqësore, sepse në mënyrë paralele me ndërtimin e digës ndërtoheshin tubacionet nga sistemi për furnizim me ujë, rezervuari i parë me vëllim prej 600m3, stacion bashkëkohor filtrues dhe tubacionet nga sistemi për ujitje. Diga e ndërtuar në 14 km nga Strumica ose 500m mbi fshatin Ilovica.

 strumica7 fit 338x210strumica8 fit 340x210strumica9 fit 310x209

Diga Markova reka. Hidrosistemi “Markova Reka” - Strumicë është i destinuar që të sigurojë ujë për furnizim me ujë për rreth 5000 banorë në vendbanimet Kuklish dhe Svidovica dhe ujë për ujitje për rreth 300 ha tokë bujqësore me bonitet të lartë në zonën e këtyre disa fshatrave fqinje.

 strumica10 fit 375x249strumica11 fit 333x250strumica12 fit 333x250

Diga Novosellka, destinim për ujitje.

 strumica13 fit 333x250strumica14 fit 333x250strumica15 fit 333x250

Diga Çaushica.
Ideja për ndërtimin e digës në lumin Çausica për sigurimin e ujit për ujitjen e sipërfaqeve bujqësore intensifikohet në vitin 1989 dhe 1990. Atëherë u porosit përpunimi i Studimit për ndërtim të digës së vogël në lumin Çaushica, me zgjedhje të profilit më të përshtatshëm për digë të vogël. Me studimin u dëshmua që lumi Çaushica nuk ka prurje të mëdha dhe duhet të zgjidhet profili më i mirë nga të dyja profilet e favorshme.

 strumica16 fit 333x250strumica17 fit 333x250strumica18 fit 333x250

HIDROSISTEME PËR UJITJE

  • Hidrosistemi Turija
  • Hidrosistemi Vodoça
  • Hidrosistemi Ilovica
  • Hidrosistemi Markova reka
  • Hidrosistemi Novosellka