Pas mbarimit të sezonës për ujitje të vitit 2022 Dega punoi për përpunimin dhe lëshimin e faturave. Në bazë të ankesave të pranuara nga ana e përdoruesve të ujit ( në datën e parapame për reklamim), komisioni i formuar nga Dega dilte në terren dhe kryente kontroll të gjendjes faktike dhe sipas saj përgadite proçesverbal dhe vendim.
Gjithashtu në periudhën e përmendur u punua edhe në kërkesat e marura për dhënjen e informacioneve/ të dhëna dhe mendime dhe miratim ( kërkesë për gërmim të pusave, të dhëna për plane Urbanistike, kërkesë për ndërtimin e urave në kanal etj).
Në këtë periudhë në aspekt administrativ, u lëshuan vetëm Vërejtje deri të përdoruesit e ujërave që nuk e kanë shlyer obligimin e tyre për ujitje.
Në përputhshmëri me programin e Degës Tetovë - Tetovë për përgaditjen e sistemeve Hidromeriolative për ujitje për vitin 2023
Dega i fillon aktivitetet në terren edhe atë:
-Pastrim i kanalit tokësorë në fushën e f. Reçicë e Madhe në v.q. Brodishtë në gjatësi prej 1.200m.
Në periudhën prej 10.02 deri më 13.02.2023 për 4 ditë pune (vikend), mekanikisht me eskavator Yanmar u pastrua kanali tokësor i ritur me vegjetacione, druj dhe rrënojave.