SHA Ekonomia e Ujërave të Republikës së Maqedonisë së Veriut

No event in the calendar
H Ma Mer E P Sh D
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28

Në muajin janar është punuar sipas planit vjetor të Degës Fusha e Shkupit - Shkup për mirëmbajtjen e rrjetit të kanalit, gjithashtu është pastruar rrjeti i kanalit që nuk është i parapamë me programin vjetor me qëllim funksionim normal të rrjetit të kanalit për kullim në teritorin e Degës Fusha e Shkupit - Shkup, mekanikisht u pastruan 2950 metër edhe atë:

KOMUNA ILINDEN

- Kanal i rethuar në Ilinden në gjatësi prej 2600 metër.
Në periudhën prej 03.01.2023 deri më 20.01.2023 për njëmbëdhjetë ditë pune është pastruar një pjesë nga kanali i rethuar në Ilinden në gjatësi prej 2600 metër. Kanali ishte mbuluar nga vegjetacioni, ndërsa u pastrua me eskavator Sunward. Me këtë pastrim do të sigurohet rrjedhshmëri normale të ujit në kanal.

Picture1Picture2

KOMUNA PETROVEC

-Rrjeti i kanalit në aeroportin TAV në gjatësi prej 200 metër.

Më 17.01.2023 është pastruar një pjesë e rrjetit të kanalit në aeroportin TAV Komuna Petrovec me gjatësi prej 200 metër. Kanali ishte i rrethuar me vegjetacion, ndërsa mekanikisht u pastrua me eskavator të vogël Janmar. Pastrimi i këtij kanali do të vazhdoj në muajin shkurt me çka do të sigurohet rrjethshmëri normale të ujit në kanalin për kullim.

Picture3Picture4

KOMUNA GJORÇE PETROV

-Obor ekonomik në gjatësi prej 150 metër.
Më 31.01.2023 pas pranimit të urdhërit të punës nga ana e Komunës së Gjorçe Petrovit u pastrua rrjeti i kanalit me gjatësi prej 150 metër në vendin e quajtur obori Ekonomik. Për këtë pastrim u njoftuan ndërmarjet publike për rrugë shtetërore edhe nga ana e tyre u hoq rethoja mbrojtëse që të mund pandërprerë të kryejmë aktivitetet në terren. Rrjeti i kanalit u pastrua dhe mekanikisht u gërmua me eskavator të vogël Janmar. Me këtë pastrim, thellimi dhe rethimi i rrjetit të kanalit do të kanalizohen ujërat që derdhën në këtë kanal. Pastrimi i rrjetit të kanalit do të vazhdoj edhe në muajin shkurt.

 

Picture5Picture6

Stacioni i pomës Taor edhe në këtë periudhë të vitit punoi sipas nevojave dhe nivelit të ujërave nëntokësore në rrjetin e kanalit me çka është parandaluar përmbytja e objekteve bujqësore dhe banuese në tërë teritorin e veprimit të SHM për kullim.

Për aktivitetet për pastrim të rrjetit të kanalit sipas nevojës u përdoren dy eskavator, kamion, tërheqës me rulotë mbajtës të ulët.