Më 23 mars 2022, u mbajtë një takim pune ku morën pjesë Ambasadori i Republikës së Sllovenisë në Maqedoni, Z. Millan Predan, Ministri i bujqësisë pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave, Z. Ljupço Nikollovski dhe Drejtori gjeneral egzekutiv i SHA "Ekonomia e Ujërave e RMV", Z. Llokman Limani.
Tema kryesore e takimit ishte realizimi i projekteve në të ardhmen të lidhura me shfrytëzimin e ujërave si një burim shumë i rëndësishëm dhe domethënës. Burim, që është në thelbin të zhvillimit të qëndrueshëm dhe është çelësi për zhvillimin ekonomik, ekosistemet e shëndetshme si dhe për vetë mbijetesën e njeriut.
Takim pune për realizimin e projekteve të lidhura me shfrytëzimin e ujërave si burim, në frymën e mardhënieve miqësore tradicionale me Republikën e Sllovenisë... Ambasadori i Republikës së Sllovenisë në Maqedoni - Z. Millan Predan, Ministri i "Bujqësisë pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave" -Z. Ljupço Nikollovski dhe Drejtori gjeneral egzekutiv Z. Llokman Limani" - Njoftoi Deniz Jonuz, Shef i kabinetit të Drejtorit gjeneral egzekutiv të SHA "Ekonomia e Ujërave e RMV", Llokman Limani.