Dega Sveti Nikollë - Sveti Nikollë në periudhën nga 21.03.2022 deri më 25.03.2022 vazhdoi me mirëmbatjen dhe përgaditjen të infrastrukturës për ujitje për sezonin e ardhshme. Në periudhën e kaluar u punua në pastrimin manual dhe mekanik nga rrënojat dhe vegjetacionet në kanalet tokësore për ujitje, në fushat që janë të planifikuara për mbjelljen e kulturës së orizit. Mekanikisht u pastruan rrjeti i kanalit tokësor për ujitje në gjatësi prej 3900 metër, ndërsa manualisht reth 600 metër. Njëkohësisht në Degën Sveti Nikollë punohet edhe në menjanimin e defektit të HMO nga viti i kaluar. Në këtë periudhëu ndëruan 5 gypa ACC me diametër prej F 150 dhe 4 gypa ACCme diametër prej F250 në atarin e fshatit Crnilishtë. Në atarin e fshatit Mustafino u servisuan dhe u integruan 2 valvula, ndërsa në 4 valvula punohet në vijim.
Bashkëngjitje Fotografi: