SHA Ekonomia e Ujërave të Republikës së Maqedonisë së Veriut

No event in the calendar
H Ma Mer E P Sh D
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31

6

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave z.Ljupçco Nikollovski dhe Drejtori Gjeneral Ekzekutiv i SHA"Ekonomia e Ujërave e RMV" - Shkup, z.Llokman Limani, zyrtarisht e shënuan fillimin e sezonit për ujitje për vitin 2022, në Bregallnicë - Koçan.
Shoqëria aksionare Ekonomia e Ujërave e Republikës së Maqedonisë së Veriut menjëherë pas mbylljes së sezonit për ujitje të vitit 2021, u fokusua në rekostruktimin e disa sistemeve të caktuara si dhe pastrimin e kanaleve për ujitje me qëllim për një sezon për ujitje të sukseshëm dhe në koh për vitin 2022.
"Në momentin sasia e përgjithshme e ujit në Akumulimin Kalimanci është rreth 114 milion m3, ndërsa deri në fillimin e shfrytëzimit të kapacitetit të saj presim që ajo edhe të ritet. Diga Gratçe ka akumuluar ujë rreth 2 milion m3. Kjo sasi e ujit është mëse e mjaftueshme për mbylljen e sezonit për ujitje të vitit 2022 me sukses.
Dua të theksoj se me angazhim të plotë të punësuarve në Degën Bregallnicë - koçan manualisht dhe me mekanizmin e vet janë pastruar mëshum se 200km kanal tokësor, ndërsa në kanalin magjistral të djathtë u krye sanimi në të gjitha vendet ku kishte rënje të fushatave.
Më 13 prill filloi ujitja në Zrnovci prej lumit të Zrnovcit (ku edhe mund të shihet nga fushat pas nesh), dje, më 15 prill filloi me ujitje në Koçan prej lumit të Koçanit dhe i njejti do të vazhdoi në përputhshmëri me planin për ujitje i përgaditur nga Dega Bregallnicë - Koçan. Në ditën e hënë do të lëshohet ujë në mbuluesën prej gome në lumin Bregallnicë në Komunën Kadastare Grdovci, më 19 prill në Pribaçevë, më 20 prill në Orizarë dhe ashtu në vazhdim sipas marveshjes të përdoruesve të ujit sipas seksioneve. Presim qe të jenë ujitur më shumë se katër mijë hektarë oriz dhe rreth njëmijë hektarë kultura të tjera nga ana e mëshumë se 8 mijë shfytëzues të ujit", deklaroi Drejtori i Ekonomisë së Ujërave z.Llokman Limani.
Ai shtoi se shpreson sezoni për ujitje për vitin 2022 do të përfundoj me sukses dhe iu dëshiroi mbjellje të mbarë të të gjithë bujqëve nga regjioni i Bregallnicës.
Ministrimi për Buqësi , Pylltari dhe Ekonomisë së Ujërave, z.Ljupço Nikollovski në deklaratën e vet për mediumet shtoi:
"Hidrosistemet janë të përgaditura dhe i vendosim në funksion. Mun nga hidrosistemi i Bregallnicës ku sot peronalisht erdha që të inspektoj, e fillojmë sezonin për ujitje të parakohshme nëpër tërë teritorin e shtetit.

 

Me mbështetje financiare nga EU përmes IPA fondeve vazhdojmë me ndërtimin në Konopicë Pishicë Tearcë, Fusha e Sllavishkës. Janë miratuar edhe dy projekte kapitale në Sopot dhe Novaci.
Vitin e kaluar përfunduam me fazën e dytë të luginës së Vardarit Jugor, ndërsa tërësisht është përfunduar Çaushica. Punojmë edhe në hidrosistemet Lisiçe që siguron ujitje për 3700 hektarë sipërfaqe të punueshme, diga Konsko Raven dhe Reçicë.
Vazhdojmë me realizimin e projekteve kapitale që janë me rëndësi thelbësore për bujqit dhe për ritjen e prodhimtaris vendore , deklaroi ministri Nikollovski.

 

   

We use cookies

We use cookies on our website. Some of them are essential for the operation of the site, while others help us to improve this site and the user experience (tracking cookies). You can decide for yourself whether you want to allow cookies or not. Please note that if you reject them, you may not be able to use all the functionalities of the site.