Në muajin Maj është punuar sipas planit vjetor të Degës Fusha e Shkupit - Shkup për mirëmbajtjen e rrjetit të kanalit, gjithashtu është pastruar rrjeti i kanalit ku nik është e parapame në programin vjetor me qëllim për funksionimin normal të rrjetit të kanalit për ujitje në teritorin e Degës Fusha e Shkupit - Shkup, mekanikisht është pastruar 9750 metër edhe atë:
KOMUNA ILINDEN
-Lumi i thatë në Komunën e Ilindenit me gjatësi prej 4900 metër.
Në periudhën prej 10.05.2022 për njëmbëdhjetë ditë pune u pastrua lumi i thatë ku kalon në fshatin Denjadrovcë dhe fshatit Tekija në Komunën e Ilindenit me gjatësi çrej 4900 metër. Kanali ishte i ritur me vegjetacione dhe rrënoja, ndërsa u pastrua mekanikisht me eskavator Sunward. Me këtë pastrim do të sigurohet rjedhëshmëri normale të ujit.
KOMUNA PETROVEC
-Kanali Bavçi në gjatësi prej 2600 metër.
Në periudhën prej 17.05.2022 deri më 31.05.2022 për nëntë ditë pune u pastrua rrjeti i kanalit për kullim edhe atë: kanali Baviç nr.3 me gjatësi prej 1200 metër dhe Baviç nr.4 me gjatësi prej 1400 metër. Kanalet ishin të ritur nga vegjetacioni, ndërsa u pastrua mekanikisht me Liebbherr 916. Me këtë pastrim të rrjetit të kanalit në vendin e quajtur baviç do të sigurohet rrjethshmëri normale të ujit në kanalet për kullim.
KOMUNA GAZI BABA
-Kanali në lagjen Çento te parku finlandez në gjatësi prej 1000 metër.
Në periudhën prej 10.05.2022 deri më 12.05.2022 për tre ditë pune u pastrua rrjeti i kanalit për kullim në gjatësi prej 1000 metër. Kanali ishte i ritur nga vegjetacioni, ndërsa u pastrua mekanikisht me eskavator të vogël Janmmar. Vegjetacioni i kanalit u la përeth kanalit, në muajin Qershor do të dërgohet në bashkpunim me NPK Gazi Baba. Me këtë pastrim të rrjetit të kanalit do të sigurohet rrjethshmëri normale të ujit në kanalin për kullim.
KOMUNA GJORÇE PETROV
-Obori Ekonomik me gjatësi prej 600 metër.
Në periudhën prej 03.05.2022 deri më 09.05.2022 për pesë ditë pune u pastrua rrjeti i kanalit me gjatësi prej 600 metër në Komunën e Gjorçe Petrovit në vendin e quajtur obori Ekonomik. Rrjeti i kanalit u pastrua dhe mekanikisht me eskavator Sunward dhe me eskavator të vogël Janmmar u thellua dhe me punëtor të thjeshtë. Me këtë pastrim dhe rrethim të rrjetit të kanalit do të kanalizohen më mirë ujërat që derdhen në këtë kanal. Me këtë pastrim të rrjetit të kanalit do të sigurohet rrjethshmëri normale të ujit në kanalin në oborin Ekonomik, Komuna e Gjorçe Petrovit.
-Novo Sellë
Më 06.05.2022 u pastrua rrjeti i kanalit për ujitje në gjatësi prej 400 metër në Novo Sellë, kanali u pastrua me eskavator Janmar, ndërsa më 20.05.2022 u pastrua rrjeti i kanalit për ujitje në ndërhyrjen në Novo Sellë. Kanali u pastrua me eskavator në gjatësi prej 250 metër dhe në të njejtën ditë u lëshua uji për ujitje në rrjetin e kanalit në Novo Sellë.
Stacioni i pompës Taor edhe në këtë periudhë të vitit punonte sipas nevojave dhe nivelit të ujërave nëntokësore në rrjetin e kanalit me çka është ndaluar përmbytja e objekteve buqësore dhe ndërtimore në tërë teritorin ku vepron SHM për kullim.
Për aktivitetet për pastrimin e rrjetit të kanalit sipas nevojës ishin në dispozicion dy eskavator , traktor dhe kamion.