SHA Ekonomia e Ujërave të Republikës së Maqedonisë së Veriut

No event in the calendar
H Ma Mer E P Sh D
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30

SISTEMI HIDROMELIORATIV BREGALNICA
Veprimtaria bazë e Degës Bregallnica Koçani është përdorimi, funksionimi, mirëmbajtja dhe kontrolli i sistemeve për furnizimin me ujë të zonës ku shtrihet veprimtaria, furnizimi me ujë për ujitjen e tokave bujqësore, furnizim me ujë të ndërmarrjeve komunale, furnizimi me ujë për konsumim ( ujë të pijshëm dhe nevoja të tjera), furnizim me ujë për nevoja industriale teknologjike (ekonomike) duke e përfshirë dhe furnizimin me ujë për prodhimin e energjisë elektrike dhe ujitjen e tokës.
TË DHËNA TË PËRGJITHSHME
Sistemi hidromeliorativ Bregalnica mbulon prej 28.000 ha tokë të punueshme dhe gjendet në pellgun e lumit Bregallnica. Pellgu i lumit Bregallnica ka sipërfaqe prej 4300 km2 dhe e përfshin pjesën lindore të Republikës së Maqedonisë, domethënë 16,75 % nga sipërfaqja e përgjithshme e saj.
SIPËRFAQJA E S.H.M BREGALLNICA
Sipërfaqja e përgjithshme e pellgut Bregallnica, në drejtim të rrymës nga fshati Istibanje, që është e përshtatshme për ujitje është gjithsej 53.056 ha ose neto 49.302 ha. Në kufinjtë e sitemit Bregallnica është përfshirë një sipërfaqe prej 34.160 ha nga e cila 4.368 ha i përket kodrës Ezhevo, shtratit të lumit Bregallnica, fshatrave, rrugës magjistrale Koçani – Veles etj. Sipërfaqja e përgjithshme e sistemit për ujitje është 29.792 ha, domethënë 28.111 ha sipërfaqe neto.
ELEMENTET THEMELORE HIDROLOGJIKE
Sistemi Hidromeliorativ Bregallnica e zgjidh problemin me ujitjen, , parandalimin e erozioneve dhe rregullimin e shtretërve të lumenjve në pjesën e mesme dhe të poshtme të pellgut të lumit Bregallnica.
Sistemi hidromeliorativ Bregallnica përbehet nga:
• Diga Kalimanci
• Porta kufizuese Istibanje
•Kanali magjistral i djathtë
•Kanali magjistral i majtë
• Rrjeti i detajuar i kanaleve për ujitje

 

DIGA KALIMANCI
Diga Kalimanci është ndërtuar në lumin Bregalnica në grykën Dellçevo – Koçani rreth 23 km në verilindje nga Koçani drejt Kamenicës. Në të akumulohen ujrat e lumenjve Bregalnica dhe lumit Kamenicka. Diga Kalimanci është digë gurore me bërthamë balte.
Parametrat themelore të digës janë:
•Gjatësia është 92 metra,
• Gjatësia e kurorës është 232 metra,
• • Këndi i kurorës së digës është 519.5 m.m.,
Në pjesën e poshtme të digës është ndërtuar hidrocentral në të cilin ujërat e akumuluar përdoren për prodhimin e energjisë elektrike, i cili punon nën regjimin e ujitjes. Fuqia e tij e instaluar është 12,8 MW.

 kalimanci1 fit 335x250kalimanci2 fit 333x250

PORTA KUFIZUESE ISTIBANJA
Nga diga Kalimanci uji rrjedh rreth 15 kilometra në shtratin e lumit Bregalnica deri në portën kufizuese Istibanja. Porta kufizuese është digë betoni me gravitet me lartësi pre 8 m ( figura 4,5,6) Në të dyja anët e portës gjenden pllaka çeliku mbyllëse, të cilat në fakt përfaqësojnë fillimin e Kaneleve Magjistrale të Majtë dhe të Djathtë të sistemit ujitës.

 istibanja1 fit 336x249istibanja2 fit 405x250istibanja3 fit 275x200

KANALET KRYESORE
Kanalet magjistrale të majtë dhe të djathtë janë projektuar dhe ndërtuar që të mundësojnë në rrugën me të shkurtër të sillet uji nga porta kufizuese deri në pikat më të largëta të fushës për ujitje. Rrjedhja maksimale e ujit në kanalin magjistral të djathtë është 12,8 m3/s, kurse në kanalin magjistral të majtë është 6,0 m3/s. Nga gjithsej 28.111 ha neto sipërfaqe të përfshirë nga sistemi, nga kanali magjistral i djathtë duhet të ujiten gjithsej 22.252 ha, kurse nga kanali magjistral i majtë duhet të ujiten 3.047 ha. Kushtet specifike dhe atmosferike në terren, kushtet pedologjike dhe topografike, prania e orizit si kulturë bazë, kushtëzojnë trajtim të ndryshëm të rrjetit të kanaleve në lidhje me mënyrën e ujitjes. Që në vetë fillimin janë ndarë dy tipe të rrjetit të kanaleve si:
•Rrjet nga kanale të hapura për ujitjen e sipërfaqeve me oriz dhe
• Rrjet nga linja të hapura ose tubacione për ujitjen e kulturave të tjera.

 kanal1 fit 325x240kanal2 fit 323x240

Rrjeti sekondar dhe tercial në fushën e Koçanit është rrjet me kanale të hapura që përbëhet nga kanale me gjatësi të përgjithshme prej 680 km dhe me afwr 800 ha sipërfaqe bujqësore të ujiten me tubacion 19,3 km.

 kanal3 fit 321x240kanal4 fit 317x240

Për të krijuar shtypje në rrjetin për ujitje të nënsistemeve Ovçe Pole III, IV,V dhe të fushës së Shtipit në anën e majtë të lumit Bregalnica janë ndërtuar 8 stacione pompimi.
Në lumin Bregalnica në anën e Istibanjës deri në Shtip janë ndërtuar tre diga prej gome si :
•Diga prej gome Grdovci, e cila gjendet sipër urës në rrugën për në Zërnovci në lumin Bregalnica.
•Diga prej gome Çiflik, i cila gjendet sipër fshatit Çiflik në lumin Bregallnica.
•Diga prej gome Karbinci, e cila gjendet sipër fshatit Balvan në lumin Bregallnica.

 brana bregalnica fit 382x240brana bregalnica2 fit 400x240

DIGA GRATÇE
Përveç objekteve të përmendura,në sistem është dhe diga Gratçe e ndërtuar në lumin Koçanska 5 km në veri të Koçanit.
•Akumulimi është me gjatësi 2,1 km, gjërësi prej 0,35 km, sipërfaqe prej 0,19km2,
•Vëllimi i akumulimit deri në pikën me nivel maksimal 2.400.000 m3 ujë
• Vëllimi i akumulimit deri në pikën me nivel normal prej 2.150.00 m3 ujë.
Uji i digës përdoret për ujitjen e sipërfaqeve bujqësore në fushën e Koçanit, “GorniPodlog”, “Dolni Podlog”, Mojanci dhe Obleshevo.

 gratce1 fit 233x240gratce4 fit 320x240gratce5 fit 320x240gratce2 fit 265x240gratce5 fit 320x240

DIGA MAVROVICA
Përveç objekteve të përmendura, Dega Bregalnica Koçani menaxhon dhe me digën Mavrovica
Diga prej argjinature ,,Mavrovica" është ndërtuar në lumin Mavrovica rreth 7 km në drejtim të rrjedhës nga Sveti Nikole. Diga është ndërtuar me qëllim të krijohet akumulim për furnizimin me ujë të Sveti Nikoles.
Diga ,,Mavrovica" është ndërtuar nga një material homogjen– Argjil, me mur të pjerrët kullues
•Diga është e lartë 25m,
• Gjatësia e kurorës 360 m
• Gjerësia e kurorës 6 m

mavrovica fit 320x240

 

DIGA PISHICA
Dega Bregalnica Koçani menaxhon dhe me digën Pishica (figura 19). Diga Pishica është me kapacitet prej 780.000 m3 dhe është projektuar për furnizim me ujë për ujitje të sipërfaqeve bujqësore në anën e djathtë të lumit Zletovska në zonën e fshatrave Gujnovci, Pishaci, Zhiganci. Teprica e ujit derdhet në lumin Zletovska.
Elementet themelore të digës
•Lartësia e digës nga tarraca e lumit është 22 m
• Gjatësia e kurorës 319 m
•Gjerësia e kurorës 6 m

 pisica fit 320x240

REGULLIMI I LUMENJVE DHE KULLIMI
Në të gjithë sistemin, është e vogël përqindja e sipërfaqeve me ujëra nëntokësore në lartësi, të cilat duhet të kullohen. Sipërfaqe të tilla ka në nënsistemin Ovçe Pole III, afër lumit Azmak dhe Nemashtica. Për këtë është kryer rregullimi i shtratit të lumit Azmak dhe derdhja e lumenjve Nemashtica, Viniçka, Gradeçka dhe Zletovska.

 orizovi polinjaorizovi polinja2 fit 427x240

FURNIZIMI ME UJË PËR NEVOJA INDUSTRIALE DHE TEKNOLOGJIKE
Dega Bregallnica Koçani kryen furnizimin me ujë për nevojat industriale dhe teknologjike (ekonomike) të kapaciteteve industriale në vijim:
• RUEN INOKS AUTOMOBILE SHPK
• DID Tabernakul Cvetan SHPK etj. Import - eksport
•PEJPAR MIL SHPK KOÇANI

 

 

   

We use cookies

We use cookies on our website. Some of them are essential for the operation of the site, while others help us to improve this site and the user experience (tracking cookies). You can decide for yourself whether you want to allow cookies or not. Please note that if you reject them, you may not be able to use all the functionalities of the site.