Dega Drini i Zi - Ohër e përfshin pjesën Jugperëndimore të Republikës së Maqedonisë dhe drejton dhe menaxhon me hidrosistemet në komunën e Ohrit, Debarcës, Strugës, Vevçanit, Dibrës, Qendër Zhupës, Kërçovës, Pllasnicës dhe Resnjës. Dega është me seli në adresën Rr. Zhivko Çingo nr 8 – Ohër.
Ujitje të sipërfaqeve në rajonin e Ohrit kryhet nëpërmjet hidrosistemeve në vijim:
1. S.H.M me rrjedha dhe lumenj natyral
• S.H.M. Leskoec
• S.H.M. Kosel – Lakoçerej
• S.H.M. Velmej
• S.H.M. Leshani
• S.H.M. Sateska (Volino, Mesheishta)
2. Sistem me pompimin e ujit
• S.H.M. Ljubanishta
3. Sistem për ujitje me akumulim artificial
• S.H.M. Slatino
S.H.M ME RRJEDHA DHE LUMENJ NATYRAL
S.H.M. Leskoec - Ujërat për ujitje tek ky sistem kufizohen me ndërhyrje me devijim të lumit Skrebatska. Ky sistem është i kombinuar me tubacion , kanale të hapura dheu dhe betoni. Gjatësia e rrjetit të kanaleve është 8 km nga të cilët një e treta është tubacion, një e treta kanale betoni dhe një e treta kanale dheu.
S.H.M. Kosel - Lakoçerej është sistem i kombinuar me tubacion, kanale të hapura betoni dhe dheu. Gjatësia e rrjetit të kanaleve është 8 km. Ky sistem furnizohet me ujë nga Lumi Kosel që ka një pellg prej 193.3 km2 dhe një gjatësi prej 29 km.
S.H.M. Vellmej dhe S.H.M. Leshani janë sisteme të kombinuara nga tubacione dhe kanale dheu dhe një pjesë kanal i hapur betoni i cili kalon nëpër fshatin Leshani. Uji për ujitje përdoret nga burimet Gorni Istok, Burimet e Zletovës, dhe burimet Bigrenjci. Gjatësia e S.H.M. Vellmej është 4.5 ndërsa S.H.M. Leshani është 5 km.
S.H.M. Sateska është sistem për ujitje i cili mbulon fshatrat Mesheishta, Volino dhe Klimeshtani. Gjatësia e rrjetit të kanaleve është 36 km kryesisht kanale dheu. Uji në sistem përdoret nga lumi Sateska i cili ka pellg prej 411.47 km2 me rrjet lumor prej 117 km.
Stacioni shpërndarës në lum. Sateska – fsh. Volino
SISTEM ME POMPIM TË UJIT
Uji për ujitje tek ky sistem përdoret nëpërmjet pompimit. Uji përdoret nga burimet e Shën Naumit me stacion pompimi uji nxirët jashtë me një lartësi prej 15 metra dhe më pas ujitja bëhet me anë të rrugës së gravitacionit. Rrjeti i përgjithshëm i kanaleve të këtij sistemi është i mbuluar me shtresë betoni
SISTEM PËR UJITJE ME AKUMULIM ARTIFICIAL
Akumulimi artificial Slatino është ndërtuar në vitin 1961, në lumin Mramoreçka. Është ndërtuar digë e lartë 15 m dhe e gjerë 70 m. Diga është e tipit të digës prej dheu me organ derdhës dhe objekte shkarkimi. Përveç digës janë ndërtuar dhe dy kanalet kryesore pjesërisht të shtruar me pllaka me një gjatësi prej 20 km. Ky akumulim ka kapacitet për ujitje të 655 ha. Për momentin akumulimi është i shkarkuar për shkak të plasaritjes së digës në vitin 2013, dhe po punohet në riaftësimin e saj nga ana e Ministrisë së Bujqësisë pylltarisë dhe menaxhimit të ujërave.
Diga në Liqenin Sllatino
Dega Drini i Zi – Ohër në rajonin e Strugës përveç sistemit për ujitje disponon dhe me sistemin për kullim. Gjithashtu ka dhe dy stacione pompimi nga të cilat njëri është në fsh. Lozhani dhe tjetra në fsh. Shum.
Stacioni i pompimit në fsh. Lozhan – Strugë
Stacion pompimi në fsh. Shum – Strugë
Në rajonin e Strugës nga rrjedhat dhe lumenjtë natyral për ujitje më shpesh përdoret uji i lumenjve Drin i Zi, Vevçanska, Beliçka, Podgoreçka, Llabunishka dhe lumenj të tjerë. Rrjeti i kanaleve për ujitje ka gjatësi prej 15 km. Nga akumulimet artificiale përdoret uji i akumulimit Shum si dhe liqenet Podgoreçko dhe Glloboçiçko
.
Dega Drin i zi – Ohër, kullimin në rajonin e Strugës e kryen nëpërmjet kanalit kullues Muluzija.
Kanali kullues Muluzija – Strugë
Rrjeti i kanaleve për rajonin e Kërçovës është 15 km kryesisht sistem i mbyllur. Ky rrjet kanalesh funksionon nëpërmjet S.H.M. Bigor Dolenci dhe S.H.M Srbjani. Burimi kryesor për ujitje është lumi Treska i cili ka një gjatësi prej 138 km dhe një pellg me sipërfaqe prej 2.068 km2 si dhe lumenjtë e tjerë në këtë rajon.
Sistemi për ujitje i lumit Treska – Kërçovë
Rrjeti i kanaleve për ujitje në rajonin e Dibrës është 16 km nga të cilat 11 km janë të tipit të mbyllur – tubacion. Nga rrjedhat natyrale për ujitje përdoret uji i lumit Radika si dhe uji i lumenjve më të vegjël të cilët gjenden në këtë rajon. Nga akumulimet artificiale për ujitje përdoret akumulimi Shpinje me pompimin e ujit. Diga është prej argjinature, e ndërtuar në vitin 1969 e cila gjendet afër kufirit maqedonas – shqiptar 6 km në perëndim të Dibrës. Lartësia e digës është 101 m, me një gjatësi prej 330 m dhe gjerësi prej 10 m. Gjatësia e përgjithshme e liqenit është 22 km, akumulon 520 milionë m3 ujë.
Liqeni i Dibrës - Akumulimi Shpilje
Rrjeti i kanaleve për ujitje në rajonin e Prespës është i ndarë në Sistemin A1 – A2 dhe Sistemin B1- B2 kryesisht kanale betoni. Një pjesë e ujitjes kryhet me pompimin e ujit nga liqeni i Prespës.
Sistem për ujitje në rajonin e Prespës.