Në fillim të muajit janar nga ana e të punësuarve në degën Drini i Zi - Ohër u pastrua kanali kullues nr. 6 respektivisht PK 2831/1 KK Strugë. Më 01.02.2023 vazhdoi me pastrimin e kanalit nr. 6 për KK Strugë. Në datat e përmendura gjithësejt u pastruan dhe u dërguan ne deponi masë të drunjëve në gjatësi prej 550 metër. Në të njejtin kanal u deponua material mbeturinash nga viti 2022 nga ana e autorëve të panjuhur në sasi të mëdha: goma plastike, mbeturina ndërtimore dhe mobilje, ku në ditët e përmendura u menjanua nga ana e të punësuarve të degës.
Në Degën Bregallnicë - Koçan në fillim të muajin shkurt 2023 intezivisht u punua në pastrimin e hendeqeve të dheut .
Në komunën kadastare Orizarë u pastruan hendeqe përreth hekurudhës ku mekanikisht u pastruan rreth 1100 metër.
U pastruan hendeqe edhe përreth rrugës për Pribaçevë ku mekanikisht u pastruan 3900 metër.
Pastrimi zhvilloheshte edhe në pjesë prej kanalit betonik (trapezoid) RK-7 nga KG-3 rreth 500m, si dhe pastrim të hendeqeve në KK Çeshinovë në gjatësi prej 5040 metër dhe në KK Ullarci ku ishin pastruar 3200m rrjet i kanalit tokësor.
Të punësuarit në degën Fusha e Manastirit - Manastir në periudhën nga 06.02.2023 deri më 10.02.2023 kryejtën pastrim të kanalit kullues nga KBI Pellagonija që lëviz përmes f.Trn. Për atë periudhë u pastrua dhe u vë në funksion rrjeti i kanalit kullues në gjatësi prej 400 metër.
Fotografi gjatë kohës së pastrimit të kanalit kullues nga KBI Pellagonija, që lëviz përmes f.Trn
Të punësuarit në degën Fusha e Manastirit - Manastir në periudhën prej 30.01.2023 deri më 03.02.2023 vazhduan me pastrimin e vendeve ku ka depozitim të fundrinave, sidomos në kanalin Logovardski dhe kanalin kullues nga KIB Pellagonija që lëviz përmes f.Trn. Në atë periudhë u pastrua dhe u vë në funksion rrjeti i kanalit kullues në gjatësi prej 950 metër.
Fotografi gjatë kohës së pastrimit nga depozitimi i fundrinave në kanalin kullues Logovardski në afërsi të f.Egri
Pastrim i lumit Krushevë f.Krusheani
Si çdo vit edhe këtë vit, në periudhën ndërmjet dy sezonëve për ujitje, Dega Tikvesh i ndërmori të gjitha veprimet e nevojshme për mirëmbajtje të rregullt dhe përgaditjen e objekteve dhe infrastrukturës për ujitje për sezonën e ardhëshme për ujitje për vitin 2023.
U kryen kastrime të vegjetacionit të ulët dhe barishteve përeth kanaleve të hapura betonike magjistrale, di dhe në rrugët e dyta përeth kanaleve. Punohet edhe në pastrimin të kanaleve DMK "Ljubash - Marena - Tremnik", LMK "Kamen Doll - Nogaevci dhe K- 37 nga rrënojat, manualisht dhe mekanikisht, si lejojnë kushtet në terren.
Njëkohësisht me punimet e rrjetit të kanalit të hapur, punohet edhe në menjanimin e defekteve të rrjetit sekondar nga tubacionet e mbyllura.
U punua edhe në sanimin e paisjeve hidromekanike të mbyllësve nga akumulimi "Tikvesh" në tunelin marrës "Tisovec", ndërsa u krye riparim edhe të një pjesë të sifonit të dëmtuar "Vozarci".
U krye pastrim mekanik nga masa e drunjëve dhe vegjetacioneve tjera të shtopave betonike në urën
Sanim të mbyllësve
Në kuadër të punës të Degës Bregallnicë - Koçan në periudhën prej 22.01.2023 deri më 27.01.2023 intezivisht u punua në pastrimin nga vegjetacioni dhe rrënojave nga drujnt.
Në komunën kadastër të Orizares me makinë YANMAR në gjatësi prej 2320m u krye pastrim të kanaleve për ujitje dhe kullim.
Gjithashtu, u krye pastrim i hendeqëve djathtas dhe majtas gjatë rrugës për Pribaçevë, si dhe pastrim mekanik të hendeqëve tokësore nga vegjetacioni me makinë SUNWARD.
Pastrimi i përfshiu komunat kadastare Çiflik, Kuçicinë, Burilevë dhe Çeshinovë
Të punësuarit në Degën Fusha e Manastirit - Manastir në periudhën prej 23.01.2023 deri më 27.01.2023 kryejti pastrimin e kanaleve kulluese në afërsi të burgut, Orizarë e Epërme, pastrim në vende ku kishte sipërfaqe me fundrinë në kanalin Logovard dhe pastrimin e kanalit kullues në afërsi të fabrikës Pelisterka në f.Mexhitlij. Për periudhën e përmendur u pastrua dhe u vu në funksion rrjeti i kanalit kullues në gjatësi prej 2200 metër.
Fotografi gjatë kohës së pastrimit të kanaleve kulluese në afërsi të burgut, Orizarë e Epërme
Të nderuar të punësuar, shfrytëzues të shërbimeve tona dhe të dashur miq,
Më 17 janar 2022 erdha në krye të SHA"Ekonomia e Ujërave e RMV" - Shkup. Vit i cili ishte i vështirë për të gjithë ne si individë dhe si shtet. Kur vjen në krye të një institucioni, përveç që është privilegj, është edhe më shumë sfidë të zgjidhen problemet me të cilat ballafaqohemi çdo ditë. Ne, pjesë të problemeve i përballuam me sukses dhe jemi në rrugë për t'i zgjedhur edhe tjerat.
Në kushte të krizës financiare dhe energjetike, me rritje jashtzakonisht të madhe të shpenzimeve për punë dhe mirëmbajtje, me krenari mund të them se për SHA Ekonomia e Ujërave, 2022-ta ishte viti i punës shumë të suksesshme. Vit, në të cilin në kohë ishin të ujitur më shumë se 18 000 hektarë sipërfaqe bujqësore, që është numër rekord dhe për ne numër i kënaqur duke u krahasuar me vitet e kaluara, sidomos me vitin 2021, i cili ishte vit i thatë dhe bujqit kishin nevojë për rritje të ujitjes.
E gjithë kjo na jep të drejtën që me optimizëm të hyjmë në vitin 2023 dhe të presim se ky numër do të jetë edhe më i madh, ndërsa viti do të jetë më i suksesshëm për të gjithë ne të SHA"Ekonomia e Ujërave e RMV" - Shkup.
Me besim në punën tonë dhe përkushtimit të detyrave që na janë besuar, ne presim që viti 2023 të jetë viti i projekteve, investimeve dhe prosperitetit të ndërmarrjes sonë.
Andaj ky urim i imi le të jetë fillim i suksesit, lumturisë, begatisë dhe me plot shëndet dhe unitetit në 2023.
Gëzuar Vitin e Ri 2023!
Me respekt,
Llokman Limani
Drejtor Gjeneral Egzekutiv
Drejtori Gjeneral Ekzekutiv i SHA"Ekonomia e Ujërave e RMV" - Shkup, e vizitoi Degën Bregallnicë - Koçan, me rastin e mbarimit e sezonit për ujitje, ku kishte edhe prolongimin e tij para mediumeve që e transmetojmë në tërësi:
"Për sezonin vjetor për ujitje mund të theksoj se është përfunduar me sukses. I përmbledhim rezultatet nga terreni dhe janë më se të kënaqshme. Ujitjen e filluam në koh, më 14 prill, me shfrytëzimin e ujërave nga lumenjtë Bregallnicë dhe lumi Zrnovska, ndërsa nga hidrosistemi i digës Kallimanci uji ishte lëshuar përeth kanalit të djathtë magjistarl më 29 prill të këtij viti.
Sezoni i ujitjes së sukseshëm është shkak i përgaditjes në kohë të hidrosistemeve, pastrimi i brazdave dhe kanaleve mekanikisht dhe manual, riparimi i kanaleve kulluese, pastrimi i grillave nga kanalet kulluese, gërmime dhe vendosja e gypave për ujitje, sanimi i kanaleve të thyera dhe shum aktivoitete të kryera në teren nga ana e të punësuarve në Degë.
Punëtorë të përkushtuar, të punësuar në Degën Bregallnicë - Koçan pastruan gjithsejt 226.925 metër rrjet të kanalit, ndërsa une si Drejtor dua perspnalisht në emër tim ti falemenderoj që edhe pavarësisht vështërsive që u balafaqua SHA Ekonomia e Ujërave në kohën e periudhës verore, ata nuk i lan bujqit the të vetëdishëm për rëndësinë e ujitjes në proçesin e prodhimit, pandërprerë u mundësuan furnizim me ujë deri te shfrytëzusit e skajshëm.
Sezoni për ujitje përfundoi më 15.09.2022 dhhe gjatë kësaj janë evidentuar mbi 4020 hektarë sipërfaqe të ujitura nga të cilat 80% janë sipërfaqe me oriz, ndërsa 20% janë kultura të ndryshme. Evidentimi i sipërfaqeve vazhdojnë dhe pres ky numër të ritet, tha Drejtori Gjeneral Ekzekutiv Llokman Limani.
E informojmë opinionin se Drejtori Gjeneral Egzekutiv i Shoqërisë Aksionare Ekonomia e Ujërave e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në pronë shtetërore, Shkup me pjesë të mjeteve personale dhe me ndihmën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në vlerë prej 100 milion denarë mjete të dedikuara dhe të pakthyeshme, i pagoi rrogat e ngecura të punësuarve në fund të javës së kaluar dhe në fillim të kësaj jave.
Në kushte të krizës energjetike kur çmimi i rrymës është rritur shumëfish, ndërsa shpenzimet për mirëmbajtje janë të pakrahasueshme me vitet e kaluara, stacionet e pompave për ujitje nuk u ndalën duke punuar dhe sezoni për ujitje mbaroi me sukses.
Për shkak të mbrojtjes dhe sigurisë së sezonit të suksesshëm të bujqëve, të cilët e shfrytëzojnë ujin për ujitje si mjet elementar në sigurimin e prodhimeve kualitative, çmimi i shërbimeve të ujit nuk u zmadhua edhe përskaj rritjes së shpenzimeve të shumëfishta në mirëmbajtjen e hidro sistemeve.
“Dua të shprehi falenderimet e veçanta deri te të gjithë të punësuarit në Shoqërinë Aksionare Ekonomia e Ujërave e Republikës së Maqedonisë së Veriut për durimin dhe mirëkuptimin të cilin e kishin në këto momente të vështira për ata si të punësuar dhe për ne si udhëheqës të shoqërisë.
Të punësuarit, të vetëdijshëm për krizën e cila egziston, si dhe për rëndësinë e procesit të ujitjes, në asnjë moment nuk e ndërprenë furnizimin me ujë, për çka dhe jam në veçanti falenderues”, theksoi drejtori Llokman Limani.
Udhëheqësia e SHA”Ekonomia e Ujërave e RMV” – Shkup është duke punuar në përpilimin e projekteve për vitin 2023, me qëllim për më shumë qëndrueshmëri dhe stabilitet financiar të shoqërisë.
Në periudhën prej 29.08.2022 deri më 05.09.2022. Të punësuarit në Degën "Fusha e Radovishit" - Radovish vazhduan me lidhjen e kontratave me përdoruesit e ujit në vendet e banuara. Gjithashtu vazhduan me inspektimin dhe pastrimin e grillave të rrjetit të kanaleve të hapura për ujitje.
-Inspektim dhe pastrim i grillave të rrjetit të kanaleve të hapura për ujitje.
Në periudhën prej 01.09.2022 deri më 12.09.2022, të punësuarit në SHA"Ekonomia e Ujërave e RMV" - Shkup, Dega Berovë - Berovë, punuan në lidhjen e kontratave me përdoruesit e ujit. U krye edhe sanimi i defektit i tubacionit furnizues për furnizim me ujë dhe ujitje respektivisht u ndërua valvula ajrore me profil F 100 me ngulitje të reducir F 200 të 100 dhe valvulë ajrore të re me profil F 200.
Përveç aktiviteteve të lartpërmendura, Dega Berovë angazhoi punëtor edhe për dhënjen e faturave për nxjerjen tepricë të grumbullimeve gjatë regullimit të shtratit të lumit Bregallnicë në Komunën Dellçevë.
Dega Fusha e Manastirit - Manastir në javën e parë të muajit shtator kryejti pastrimin e kanaleve kulluese nga KBI Pellagonija në afërsi të fshatrave Egri dhe Kravarë, që rrjedhin në kanalin kullues të VIII - dhe të V, dhe për atë periudhë u pastrua dhe u vu në funksion rrjeti i kanalit kullues në gjatësi prej 1700 metër.
Fotografi në kohën e pastrimit të kanaleve kulluese nga KBI Pellagonija në afërsi të fshatrave Ergi dhe Kravarë, që rrjedhin në kanalet kulluese të VIII dhe të V.