Në përputhshmëri me programin vjetor në Degën Tetovë - Tetovë për përgaditjen të sistemeve hidromeriolative për ujitje për vitin 2022. Në muajin maj (në periudhën prej 09.05 - 13.05.2022) janë pastruar mekanikisht dhe manualisht 2.940m rrjet e kanalit betonik dhe tokësor edhe atë:
-Pastrimi i precipitati i kapjes në f.Radiovcë në kanalin kryesor magjistral në gjatësi prej 40 m.
Më 09.05.2022 mekanikisht me liebherr u pastrua precipati i kapjes i ritur nga vegjetacioni, drunj dhe rrënoja dhe transporti i tyre deri në deponin përkatëse.
Të Punësuarit në Degën Fusha e Manastirit - Manastir në periudhën prej 09.05.2022 deri më 13.05.2022 kryejtën pastrim të përrojeve kopshtare në afërsi të fshatit Germijan dhe IV- kanal kullues, me kërkesë të banorëve lokal. Për atë periudhë u pastrua dhe u vë në funksion rrjeti i kanalit kullues me gjatësi prej 3500 metër.
Pastrim në afërsi të IV-kanali kullues - Komuna e Manastirit
Në kuadër të mundësive dhe kompetencave, Dega Tikvesh i ndërmori të gjitha veprimet e nevojshme për kualitetin dhe distribuimin e ujit për ujitje të zonës për veprimin e tyre.
Në pjesën më të madhe nga SHM"Tikvesh" tashmë veq është lëshuar uji në kanalet dhe në linjat më të largëta.
Njëkohësisht me distribuimin e ujit, punohet edhe në sanimin e defeteve të reja ku paraqiten në rrjetin e kanalit dhe të tubacionit dhe të sifonave.
Sanimi i kanalit të liruar në f.Marenë
Më 10.05.2022 është kryer riparimi i tre hidranteve në KG f.Banicë nga HS"Vodoça".
Kontrollimi i nyjes reperative në K-2-7.
Më11.05.2022 është kryer riparimi i mbyllses së mesme të kanalit L-2 nga HS"Turija"- kunji i shkyer i boshtit.
Më11.05.2022 kanal i mbyllur K-2-7 përshkak riparimit të hidrantit në HS"Vodoça".
Më 13.05.2022 janë ndruar dy hidrante të kanalit K-2 të KG në f.Banicë nga HS "Vodoça".
Në periudhën prej 09.05 deri më 16.05.2022 të punësuarit në Degën Berovë - Berovë punuan në pastrimin manual në kanalin e hapur Fusha e Epërme nga rrënojat dhe vegjetacionet në fshatin Razllovcë Komuna e Dellçevës.
Pastrim manual dhe prerja e vegjetacionit në pjesë nga krahu i sistemit të Banjishtes. Fusha e f.Banjicë e Epërme - Komuna e Gostivarit
SHM Panjurci Bogdanci
-Kontroll në teren, matja e nivelit të ujit në akumulim dhe menaxhimi me mbyllset të tubacionit kryesorë
Në periudhën prej 09.05 - 14.05.2022, Në Degën Fusha e Kumanovës - Likovës Kumanovë janë bërë tre gërmime në degën e 4-tërt të kanalit dhe të 5-stën ku janë bërë demontimi dhe montimi të gypit asbest DN 150 dhe kanali është vërë në funksion.
Në kuadër të takimit të punës për bashkpunim në sferën e ujërave, më 12.05.2022, Drejtori Ekzekutiv Gjeneral i SHA"Ekonomia e Ujërave e RMV" - Shkup z.Llokman Limani dhe Drejtori Gjeneral i Ekonomisë së Ujërave të Republikës së Turqisë, z.Nazmi Kağnıcıoğlu, bashkë me delegacionet e tyre e vizituan Digën Konsko.
Diga Konsko është objekti më i rëndësishëm i Sistemit Hidromeriolativ "Fusha e Gjevgjelisë" - Gjevgjeli. Me ndërtimin e digës, do të formohet akumulimi i ujit që do të shfrytëzohet për ujitjen e sipërfaqeve bujqësore të planifikuara 6.900 hektar. Diga "Konsko" është jashtzakonisht e rënësishme për ujitjen e sipërfaqeve bujqësore nga ky regjion .
Me ndërtimin e digës, do të mundësohet furnizim i rregullt i ujit kualitativ për pije, për ujitjen e sipërfaqeve bujqësore si dhe për prodhimin e energjisë elektrike. Diga "Konsko" do të sigurojë ujë për ujitjen e 7.000 hektar sipërfaqe të reja bujqësore, me çka sipërfaqet e ujitura bujqësore do të rriten për pesë herë. Viteve të kaluara ky ishte një problem i madh për bujqit dhe e riste çmimin e produkteve bujqësore. Me këtë digë do të krijohen kushte të volitshme për zhvillim të mëtejshëm të bujqësisë, rritja e prodhimit ushqimor me çmime më të ulta dhe konkuruese.
Investimi total në digën "Konsko", është milion euro, mjete të siguruara nga Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe programit për zhvillim rural, ndërsa kontraktor është kompania "Serka Taahut Inshaat - Akeli" nga Turqia me projekt menaxher, inxhinier Ebubekir Turan.
Punët ecin sipas dinamikës së paraparë dhe tashmë mbi 80 përqind e ndërtimit është mbaruar. Bëhet fjalë për projekt më të madh infastrukturor që 50 vitet e fundit nuk ka pasur në këtë regjion.
Në fushën e Kërçovës në vendin e quajtur Ajrojca (Kosenica), sanimi defekt, ndërim i valvulës.
Gërmim manual dhe nxjerja e valvulës së prishur
Puna ekipore është aftësi e lëvisjes së përbashkët në qëllimet e përbashkëta!!!
Më 10.05.2022, në hapsirat e SHA "Ekonomia e Ujërave e RMV" - Shkup në prani të Drejtorit Gjeneral Ekzekutiv z. Llokman Limani dhe z. Lulzim Lui Adili si edukator, u mbajt prezantimi në temën: Pesë nivelet e ndikimit të lidershipit: pozita, lidhshmëria, produktiviteti, përkrahja dhe froni.
Vetëm me punë ekipore është i mundshëm përparimi i përbashkët!
Në kuadër të takimit të punës në Komitetin e Përbashkët i Formuar në përputhshmëri me memorandumin për mirëkuptim i nënshkruar ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë për bashkëpunim në sferën e ujërave, sot 11.05.2022 Drejtori Gjeneral Ekzekutiv i SHA "Ekonomia e Ujërave e RMV - Shkup, z.Llokman Limani realizoi takim pune me Drejtorin Gjeneral i Ekonomisë së Ujërave të Republikës së Turqisë, z.Nazmi Kağnıcıoğlu. Në takim u bisedua për më shum tema ndër të cilat përdorimi efikas i ujit, planifikim dhe menaxhim me ujitjen, përmirësime dhe modernizim të sistemeve për ujitje, mirëmbajtja dhe përdorimi efikas i ujit për bujqësinë, duke përfshirë kullimin e tokave bujqësore me qëllim të mirëmbajtjes ekologjike në projektet për ujitje, ndërsa më kryesore mbi të gjitha u shkëmbyen informacione dhe përvojat dhe u vendosen themele për bashkpunim të mëtejshëm. Drejtori Llokman Limani shprehu faleminderim të veçantë deri te z.Nazmi Kağnıcıoğlu për dhuratën, për interesimin e veçantë për SHA "Ekonomia e Ujërave e RMV", si dhe për ftesën e vizitës së ardhëshme në Republikën e Turqisë.
Në përputhshmëri me programin vjetor të Degës Tetovë - Tetovë për përgaditjen e sistemit hidromeriolativ për ujitje për vitin 2022 në muajin maj ( në periudhën prej 02.05 - 06.05.2022) manualisht janë pastruar 1.800m. rrjet i kanalit tokësor dhe betonik edhe atë:
-Pastrimi i kanalit sekondar tokësor dhe betonik përmes f.Miletinë në gjatësi prej 1800m;
Më 04.05 deri më 06.05.2022, manualisht janë pastruar kanali betonik dhe tokësor nga vegjetacioni dhe rënojat.
*Pastrim manual të brazdave betonike/tokësore në fushën e f.Miletinë, v.q. Krushevica