Dega -Bregallnicë - Koçan në periudhën prej 18.04.2022 deri më 21.04.2022 i ka kryer këta aktivitete:
Në OK.Koçan në KK - 5 hapje të përkulur për ujitje
Në periudhën prej 01.04.2022 deri më 18.04.2022 është punuar sipas planit vjetor të Degës Fusha e Shkupit - Shkup për mirëmbajtjen e rrjetit të kanalit, gjithashtu është pastruar edhe rrjeti i kanalit që nuk është e paraparë në programin vjetor me synim funksionimin normal të rrjetit të kanalit për ujitjen e sipërfaqes të Degës Fusha e Shkupit - Shkup, mekanikisht u pastruan 3870 metër edhe atë:
KOMUNA E ILINDENIT
-Kanali A në Komunën e Ilindenit me gjatësi prej 100 metër.
Më 04.04.2022 u pastrua pjesë e kanalit A në Komunën e Ilindenit në gjatësi prej 100 metër. Kanali ishte i mbuluar me vegjetacion, ndërsa pastroeshte mekanikisht me eskavator Liebherr 916. Me këtë pastrim të kanalit do të sigurohet rrjethshmëri normale e ujit.
Përfundimi në mënyrë manuale të Sistemit të Banjishtes nga balta, vegjetacioni, mbeturinat, pjesë me rërë në gjatësi prej 11km. Në periudhën në vijim ngelët rikuperimi i dyerve shkarkuese që ndodhen në gjatësi të kanalit.
Në periudhën prej 11.04 deri më 15.04.2022 të punësuarit në Degën Fusha e Radovishit - Radovish vazhduan me pastrimin e rrjetit të kanalit të hapur. Manualisht janë pastruar gjithsejt 2500 metër me çka kanali Kryesorë i djathtë u pastrua deri në fund, ndërsa të punësuarit vazhduan të punojnë në një grup në pastrimin e kanalit Kryesorë të Djathtë.
Në shtatë ditët e kaluara, në periudhën prej 08-15.04.2022, përveç intervenimeve më të vogla, në Degën Fusha e Kumanovës - Likovës u kryen gërmime në degën e 4-tërt në fshatin Matejç dhe u krye sanimi - saldimi i gypyt të çeliktë F-1600.
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave z.Ljupçco Nikollovski dhe Drejtori Gjeneral Ekzekutiv i SHA"Ekonomia e Ujërave e RMV" - Shkup, z.Llokman Limani, zyrtarisht e shënuan fillimin e sezonit për ujitje për vitin 2022, në Bregallnicë - Koçan.
Shoqëria aksionare Ekonomia e Ujërave e Republikës së Maqedonisë së Veriut menjëherë pas mbylljes së sezonit për ujitje të vitit 2021, u fokusua në rekostruktimin e disa sistemeve të caktuara si dhe pastrimin e kanaleve për ujitje me qëllim për një sezon për ujitje të sukseshëm dhe në koh për vitin 2022.
"Në momentin sasia e përgjithshme e ujit në Akumulimin Kalimanci është rreth 114 milion m3, ndërsa deri në fillimin e shfrytëzimit të kapacitetit të saj presim që ajo edhe të ritet. Diga Gratçe ka akumuluar ujë rreth 2 milion m3. Kjo sasi e ujit është mëse e mjaftueshme për mbylljen e sezonit për ujitje të vitit 2022 me sukses.
Dua të theksoj se me angazhim të plotë të punësuarve në Degën Bregallnicë - koçan manualisht dhe me mekanizmin e vet janë pastruar mëshum se 200km kanal tokësor, ndërsa në kanalin magjistral të djathtë u krye sanimi në të gjitha vendet ku kishte rënje të fushatave.
Më 13 prill filloi ujitja në Zrnovci prej lumit të Zrnovcit (ku edhe mund të shihet nga fushat pas nesh), dje, më 15 prill filloi me ujitje në Koçan prej lumit të Koçanit dhe i njejti do të vazhdoi në përputhshmëri me planin për ujitje i përgaditur nga Dega Bregallnicë - Koçan. Në ditën e hënë do të lëshohet ujë në mbuluesën prej gome në lumin Bregallnicë në Komunën Kadastare Grdovci, më 19 prill në Pribaçevë, më 20 prill në Orizarë dhe ashtu në vazhdim sipas marveshjes të përdoruesve të ujit sipas seksioneve. Presim qe të jenë ujitur më shumë se katër mijë hektarë oriz dhe rreth njëmijë hektarë kultura të tjera nga ana e mëshumë se 8 mijë shfytëzues të ujit", deklaroi Drejtori i Ekonomisë së Ujërave z.Llokman Limani.
Ai shtoi se shpreson sezoni për ujitje për vitin 2022 do të përfundoj me sukses dhe iu dëshiroi mbjellje të mbarë të të gjithë bujqëve nga regjioni i Bregallnicës.
Ministrimi për Buqësi , Pylltari dhe Ekonomisë së Ujërave, z.Ljupço Nikollovski në deklaratën e vet për mediumet shtoi:
"Hidrosistemet janë të përgaditura dhe i vendosim në funksion. Mun nga hidrosistemi i Bregallnicës ku sot peronalisht erdha që të inspektoj, e fillojmë sezonin për ujitje të parakohshme nëpër tërë teritorin e shtetit.
Dega Fusha e Manastirit - Manastir në periudhën prej 11.04.2022 deri më 15.04.2022 kreu pastrimin e kanaleve kulluese në afërsi të fshatit Krllino dhe IV- kanale kulluese, me kërkesë të popullsisë vendore. Për atë periudhë u pastruan dhe u vu në funksion rrjeti i kanalit kullues në gjatësi prej 3800 metër.
Pastrimi në afërsi të magazinës të Makpetrol - Komuna e Manastirit
Në përputhshmëri me programin vjetor të Degës Tetovë - Tetovë për përgaditjen e sistemeve Hidromeliorative për ujitje për vitin 2022 në muajin prill (në periudhën nga 11.04-15.04.2022) u pastruan mekanikisht dhe manualisht 7.500m. rrjet i kanalit betonik dhe tokësor edhe atë:
Pastrim manual të kanaleve betonike përmes f.Sedllarcë e Poshtme dhe f.Brvenicë në gjatësi prej 2.300 m;
Në periudhën prej 11.04 deri më 15.04.2022, manualisht u pastruan kanale betonike sekondare dhe terciale nga vegjetacioni dhe rrënojat.
Në periudhën prej 11.04.2022 deri më 18.04.2022 SHA"Ekonomia e Ujërave e RMV", Dega Berovë- Berovë vazhdoi me pastrimin manual të kapjes Tirollik të lumit Bregallnicë - Pastrim nga rrënojat dhe barit vegjetacionit si dhe pastrimi i pusetave të sistemit të mbyllur të kapjes Tirolike.
Të punësuarit në Degën Tikvesh - Kavadar vazhduan me pastrimin dhe mirëmbatjen e rrjtit të kanalit edhe në periudhën nga 11.04 deri më 15.04.2022. KrYeshin kastrime të vegjetacioneve dhe barit drejt kanaleve të hapura betonike magjistrale dhe grupore, si dhe të rrugëve kaluese përreth kanaleve. U punua edhe në pastrimin e kanaleve nga rrënojat, manualisht dhe mekanikisht, si lejojnë kushtet në teren.
Njëkohësisht u punua edhe rrjetin e kanalit të hapur, u punua edhe në menjanimin e defekteve e rrjeteve sekondare nga tubacionet e mbyllura.
Filloi sezoni për ujitje për vitin 2022. U lëshua uji në kanalin e përbashkët magjistral dhe në kanalin magjistral të majtë deri te sifoni "Makarij".
Kastrimi dhe pastrimi i rrënojave në kanalin magjistral të djathtë "Marena - Tremnik"
Dega Drini i Zi - Ohër në periudhën prej 11.04.2022 deri më 15.04.2022 vazhdoi me pastrimin manual dhe përgaditjen e rrjetit të kanalit për ujitje, për sezonin e ardhëshëm , për furnizimin e ujit në kohë dhe papengesë deri te të gjith sipërfaqet bujqësore që do të ujiten.
Komuna Debarcë
F.Vellmej - pastrim manual i brazdës nga rrënojat dhe vegjetacioni, në vendin e quajtur Trnosilva
Komuna e Kërçovës
Në vendin e quajtur Kallani (oreov rizmanov), KK Karbunica, përshkak defektit në kanalin kryesorë për ujitje (tubacioni - tuba çimentoje azbest ), u krye gërmim mekanik në thellësi rreth 2 metër, që të shihet për cfar defekti sakt bëhet fjalë. Defekti do të sanohet në afat sa më të shkurtër.